Policia ka proceduar penalisht shtetasin me iniciale Gj.D, 50 vjeç banues në Lezhë, pasi ka publikuar në rrjetet sociale foto armësh duke bërë thirrje publike sipas policisë për veprime të dhunshme për protestën.
Ky shtetas, në rrjetet e tij sociale, para protestës së zhvilluar dje, ka postuar foto armësh e municionesh duke i shoqëruar me thirrje publike për veprime të dhunshme.
“Sot do shembet tirania e skamjes!Do largojmë kancerin Rama! Në shesh do të zabrkojnë rreth 500 mij protestues!”.– shkruan qytetari bashkëngjitur fotos së shpërndarë në rrjetet ociale.
Sipas njoftimit të policisë, shtetasi Gj.D, 50 vjeç është arrestuar për veprën e penale “Thirrje për veprime të dhunshme”.
Kujtojmë se pas protestës së opozitës policia ka vënë në pranga 15 protestues dhe 7 prej tyre janë shpallur në kërkim.
(M.Q/Faxweb.al)