Kryetari i Dhomës Britanike të Tregtisë Zenel Hoxha në një shënim në mediat sociale u ka bërë thirrje të gjithë dibranëve që të krijojnë “Aleancën” për shpëtimin e Dibrës së poshtme.
Kjo për shkak se toka rrezikon që të përmbytet nga hidrocentrali i Skavicës. Sipas Hoxhës nëse zbatohet ky plan mafioz i rrulindjes, ky vend i bukur Fushë Alie, pas 4 vjetesh do të permbytet ashtu si edhe 10-ra mije hektare të tjere me luginën e Drinit te Zi.
Hoxha bën thirrje që të gjithë dibranët, kudo që jetojnë , brenda dhe jashtë saj t’i bashkohen kësaj aleance per te shpetuar trojet e të parëve të cilat janë larë me gjak ne shekuj, per të mos ja dhene Serbise dhe okupatoreve te tjere.
Postimi i plotë
Propozoj krijimin e Aleancës per shpetimin e Dibres poshtëme nga permbytja e liqenit të Hidrocentralit Skavica.
Nese zbatohet plani mafioz i rrulindjes, ky vend i bukur Fushë Alie, pas 4 vjetesh do te permbytet ashtu si edhe 10-ra mije hektare te tjere me luginen e Drinit te Zi. Pra Serbia lirshëm “siç po duken bathët” do ta kete gati te ndare Dibrën.
I bej thirrje bashke dibraneve te mi kudo qe jetojne, brenda dhe jashte saj, ti bashkohemi kesaj Aleance, per te shpetuar trojet e të parëve të cilat janë larë me gjak ne shekuj, per të mos ja dhene Serbise dhe okupatoreve te tjere. Ka alternativa inxhinierike per te zgjidhur çeshjen e kaskades se Drinit. Sot mungesa aktuale e energjise elektrike mund të plotesohet nga menyra te tjera si ajo diellore, era, etj.
Shperndaje!
#Dibranerrezik#JoSkavices#AleancaDibrane#proenergjisediellore#stopSkavica#
Z.H, L. më 6.6.20