Moderatorja Eni Vasili është në pritje të ëmbël. Ajo po pret dy binjakë të gjinisë femërore.
Lajmin e dha Kryeministri i vendit, Edi Rama, i cili ishte i ftuar në emisionin e Vasilit. Rama zgjodhi ta nisë intervistën duke e uruar Vasilin për pritjen e ëmbël.
Moderatorja u pa paksa në siklet dhe u detyrua të konfirmonte lajmin që sipas saj ishte dhënë nga një media.
Pjese nga biseda:
Rama: Së pari njëherë më vjen mirë të shoh nga afër, sepse doja sinqerisht që doja të të uroja për pritjen. Të pata shumë zili që dëgjova që ke dy dhe akoma më shumë kur dëgjova që ke vajza. Kështu që vetëm të mira (Qeshin). Nuk është sekret besoj diccka që e ke thënë?
Vasili: E ka thënë paparaci i Panoramës, por po e konfirmoj.
Rama: Eni pret dy vajza binjake
(E.H/Faxweb.al)