Vijon protesta e banorëve të Astirit të cilët prej muajsh tashmë protestojnë kundër zbatimit të projektit të “Unazës së Madhe”, duke kërkuar mosprishjen e shtëpive të tyre.
Në protestën e mbrëmjes së sotme, një prej banorëve të Astirit duke shprehur indinjatën e tij ndaj qeverisë, nuk ka kursyer as Ministren e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin Elisa Spiropali.
Ndërsa i kujton kohën kur ndodhej në postin si Drejtoreshë e Doganave duke e akuzuar për korrupsion, banori nuk ka kursyer as komentet tallëse ndaj saj duke u shprehur:
“Ku je ti moj goc e Merkelit, Spiropali apo Spirokali si e ke.
Shyqyr na rregullove doganat. I ke rregulluar mirë, more dhe 5 mijë euro për vete.
Të ka ikur truri nga leku i madh. Kishim frikë të shikonim Parlamentin se e shikonim vetëm duke u puthur me njëri tjetrin, kemi frikë të kërkojmë drejtësi, kokëkashtë.”