Shkarkoni aplikacionin e Fax Web

 


Flash

Të jetosh mirë deri në minutat e fundit, si të shmangim një vdekje të keqe

Të gjithë e dinë se do të vdesin një ditë, pavarsisht se shumë prej  njerëzve e kanë të vështirë ta pranojnë dhe kanë frikë nga vdekja.

Por e rëndësishme ështëb si ke jetuar çdo ditë dhe jop sa ditë ke jetuar.

Një staticien londinez në vitin 1662 publikoi një listë me njerëz që kishin vdekur nga sëmundje të ndryshme.

“Një prej sëmundjeve vdekjeprurëse të përmendura në listën e John Graunt ishte ajo me emrin “E keqja e Mbretit” ose sëmundja e tuberkulozit, e cila besohej se mund të shërohej me anë të prekjes së Mbretit. Në vitin 1632, 15 londinezë u larguan nga vendi, 11 të tjerë vdiqën nga hidhërimi, ndërsa një pjesë tjetër ranë në gjendje letargjike,”- shkruan The Economist.

Deri në vitin 1990, gjysma e vdekjeve në mbarë botën shkaktoheshin nga sëmundjet kronike.

Në vitin 2015, vdekjet e shkaktuara nga i njëjti faktor ranë në dy të tretat.

Afërsisht dy të tretat e tyre ndodhin në një spital ose azil pleqsh. Në pjesën më të madhe të rasteve, ata vijnë në spital në gjendje të rëndë pas muajsh me radhë trajtimi të pasuksesshëm.

Vdekje “të trajtuara nga ana mjekësore” nuk janë ajo që njerëzit dëshirojnë.

Sipas sondazheve të kryera në katër vende të mëdha nga Fondacioni amerikan “Kaiser Family” dhe “The Economist”, shumica e njerëzve që gëzojnë shëndet të mirë shpresojnë që kur të vijë momenti për t’u larguar nga kjo jetë, do të vdesin në shtëpitë e tyre.

Dhe kur disa prej tyre u pyetën në lidhje me shpresat e tyre për ditët e fundit të jetës, ata u shprehën se dëshira e tyre më e madhe ishte që të jetonin sa më gjatë të ishte e mundur. Ata duan të vdesin pa ndier dhimbje, në paqe dhe mbi të gjitha të rrethuar me njerëzit e tyre të dashur, për të cilët nuk janë barrë.

Për t’u dhënë njerëzve vdekjen që ata thonë se e dëshirojnë kur kemi të bëjmë me sëmundje të pakurueshme, mjekësisë i duhet që të përmirësohet dhe të kalojë edhe faza të tjera.
Shumica e mjekëve hyjnë në mjekësi për të ndihmuar njerëzit që të jetojnë sa më gjatë dhe ta mbajnë vdekjen larg, por askush nuk flet apo përqendrohet në pashmangshmërinë e një fenomeni të tillë.

Por bashkëbisedimet e sinqerta dhe të hapura me pacientët me sëmundje vdekjeprurëse duhet të jenë pjesë e mjekësisë moderne po aq sa ç’janë edhe rregullimi i një krahu të thyer apo dhënia e recetave plot me ilaçe.
Një vdekje më e mirë do të thotë një jetë më e mirë, deri në minutat e saj të fundit.

(F.M/Faxweb)

Fjalët Kyce
Për t'ju bashkuar grupit të Faxweb.al në Facebook, klikoni Join Group
loading...

Artikuj të Ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *