Shkarkoni aplikacionin e Fax Web

 


AktualitetFlashKryesorePolitikëTe FunditTe Gjitha

“Të jepen sinjalet e para”, Kalaja apel qeverisë: Të nisë rindërtimi, njerëzit po humbasin shpresën

Aktivisti Aulon Kalaja ishte i ftuar mbrëmjen e sotme në studion e lajmeve të Fax News dhe ka folur për problematikat që kanë ndeshur qytetarët pas dëmeve të pësuar nga tërmeti i 26 Nëntorit kryesisht në zonën  e Fushë-Krujës ku edhe është angazhuar më së shumti.

Kalaja ka bërë thirrje ndaj qeverisë të fillojë menjëherë me fazën e rindërtimit duke argumentuar se në këtë mënyrë rikthen shpresat tek qytetarët, ndërsa ka sugjeruar që fillimisht për një plan afatmesëm të sigurohen kontenier për banorët që jetojnë në të fohtë në çadrat verore.

“Kanë mbledhur para dhe nuk e dinë çfarë do të bëjnë, është shumë ftohtë. Era ka shkulur çadrat nga vendi. Kanë vendosur tulla që të mos lëvizin çadrat, nuk kanë ku lahen dhe ku gatuajnë, prandaj kemi ngritur kampin e gatimit atje dhe do të jemi ende. Një zgjidhje tranzitore duhet të jetë dërgimi i kontenierëve por kjo nuk është zgjidhje përfundimtare. Duhet të jepen sinjalet e para se po punohet kështu kthehet edhe shpresa tek qytetarët. Ata janë të zhgënjyer, të zënë në kurth sepse nuk kanë një shtëpi, në çadër çfarë bie jashtë futet brenda. 

Cili është plani ynë për të mos u larguar shqiptarët nga vendi? Plani është shumë i thjeshtë, rindërtimi, fillimi i rindërtimit jep shpresë për qytetarët, mund të gjenerohen të ardhura dhe shpresë. Dalin në deklarata për shtyp dhe thonë do të bëjmë këtë dhe do të bëjmë atë por njerëzit mbeten po në qiell të hapur.  Unë shpresoj që kjo histori të mos vazhdojë gjatë, vetëm viti ka ndryshuar, jemi sërish në të njëjtën situatë. Kryeministri ti lërë llafet, ti futet punës, paratë i ka aty, pavarësisht se nuk ka qef të tregojë se sa janë mbledhur”, tha Kalaja.

(F.GJ/FAXWEB.AL)

Fjalët Kyce
Për t'ju bashkuar grupit të Faxweb.al në Facebook, klikoni Join Group
loading...

Artikuj të Ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *