Kandidati i PD për deputet në qarkun e Tiranës, Dashamir Shehi në një postim të bërë në rrjetin e tij social facebook, ka bërë një falenderim për të gjithë personat që e kanë votuar.
Ai siguroi qytetarët se besimi i tyre nuk do të shpërdorohet por do të shërbejë për ndryshim jo vetëm në Tiranë por në të gjithë Shqipërinë.
“Të jeni të sigurt që besimi juaj nuk do të shpërdorohet por do t’ju shërbejë ndershmërisht jo vetëm ju që votuat për ndryshimin, por të gjithë shqiptarëve sepse unë besoj në vullnetin e lirë demokratik të qytetarëve tanë”- përfundoi Shehi.