AktualitetFlashPolitikëTe FunditTe Gjitha

“Të hiqet gjendja e jashtëzakonshme, t’u hapet rrugë zgjedhjeve”, Bardhi zbulon arsyen pse opozita pranoi të ulej në një tryezë me PS-në

Sekretar i përgjithshëm i Partisë Demokratike Gazment Bardhi përmes një reagimi në rrjetet sociale i bën thirrje qeverisë që të heqë gjendjen e jashtëzakonshme në mënyrë që tiu hapë rrugën mbajtjes së zgjedhjeve të parakohshme.

Sipas Bardhit ulja e opozitës në tryezën e Reformës Zgjedhore u arrit vetëm me ndërmjetësimin e ndërkombëtarëve, dhe vendimet për të tashmë do të mund të merren jashtë parlamentit, që për opozitën është ilegjitim.

Postimi i plotë i Bardhit:

Propaganda është më e ethshme se asnjëherë për të mbuluar thelbin e asaj që u arrit me ndërmjetësimin e partnerëve ndërkombëtarë:

1.Reforma zgjedhore nuk do të diktohet nga qeveria e votave të blera.
2.Vendimet për reformën zgjedhore do të marren me konsensus jashtë Parlamentit ilegjitim.
3. Parlamenti është vetëm noter formal i vendimeve të tryezës politike.

Përfaqësimi në tryezën e reformës zgjedhore me një nga arkitektët e blerjes së votës është në turpin e PS. Në dorën tonë nuk është të zgjedhim kundërshtarin, por të bëjmë çdo gjë për zbatimin e reformës zgjedhore, që çon vendin drejt zgjedhjeve.

Në dorën e qeverisë është të heqë gjendjen e jashtëzakonshme dhe t’u hapë rrugë zgjedhjeve të lira e të ndershme

Fjalët Kyce

Një person u rrëmbye në Kamzë në mesditë, në sytë e shumë dëshmitarëve. Sot, pas 11 ditësh policia raporton se ai ka vdekur ditën e pengmarrjes, por nuk po i gjejnë trupin. Çfarë mendoni?

Për t'ju bashkuar grupit të Faxweb.al në Facebook, klikoni Join Group

Artikuj të Ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *