AktualitetFlashKryesorePolitikëTe FunditTe Gjitha

“Të heq Ligjin e Luftës për pronat greke në Himarë”. Për çfarë biseduan Rama dhe Mitsotaqis

Ka përfunduar pas 55 minutash takimi mes kryeministrit shqiptar Edi Rama dhe atij grek, Qiriakos Mitsotaqis në Athinë. Dy liderët raportohet se kanë diskutuar disa çështje të rëndësishme, si marrëveshja për detin, apo dhe të drejtat e minoritetit grek në Shqipëri, apo dhe qëndrimi i shtetit helen për çeljen e negociatave.

Sipas raporteve pala greke ka shprehur mbështetje për marrëveshjet e arritura deri më tani dhe implementim e tyre. Mitsotaqis ka kërkuar të njihet me cështjen e pronave në Himarë dhe progresin për respektimin e minoritetit grek. Ai ka shprehur vullnetin për një vizitë në Shqipëri për të parë nga afër edhe zonat e minoritetit.

Kryeministri Rama raportohet se i ka kërkuar Mitsotaqis heqjen ligjit të luftës dhe njohjen e patentave. Po ashtu ai i ka kërkuar Greqisë të jetë më aktive në rajonin e Ballkanit Perëndimor dhe të marrë një rol udhëheqës. Rama ka dhënë një intervistë për mediat greke ku ka folur për çështjet kryesore mes dy vendeve, siç është edhe çështja e detit.

I pyetur për çështjen e kufijve detarë dhe se ku po zhvillohen negociatat aktualisht, kryeministri shqiptar iu referua përparimit të rëndësishëm të bërë në negociatat me qeverinë e mëparshme Greke, ndërsa shprehu gjithashtu shpresë për një konsensus.

“Ne kemi punuar për qeverinë e mëparshme për ca kohë dhe kemi bërë përparim të rëndësishëm dhe duhet të vazhdojmë të punojmë me qeverinë e re, duke shpresuar se do të gjendet një zgjidhje konsensuale”, tha Rama.

Ndërsa, duke u ndalur te minoriteti grek, kreu i qeverisë u shpreh për gazetaren e “Euronews”, Semela Tuchtidou, se Shqipëria është shembull respekti për pakicat.

“Shqipëria është një shembull i ndritshëm i respektit për të gjitha pakicat dhe për grekët, të cilët kanë jetuar atje për shumë vite, në të njëjtat kushte si shqiptarët. Po, kur ka probleme, ato janë të njëjta për të gjithë, jo për një pakicë apo tjetrën. Pra, këto janë marrëzi. Për sa i përket ligjit, ne kemi punuar për një kohë të gjatë për të zgjidhur çështjet e pronave, shumë të komplikuara pas rënies së komunizmit, kur regjimi që lejonte asnjë pronë të rrëzohej dhe shumë gjëra shkuan keq.

“Ajo që ne po përpiqemi të bëjmë është thjesht të riformulojmë disa nga legjislacionin ekzistues për të mirën e të gjithëve, dhe të luftojmë një sistem korrupsioni që derdh – mund të themi – gjakun e njerëzve për pronat e tyre. Por nuk ka të bëjë vetëm me pakicën Greke, por të gjithë”, u shpreh Rama.

Kryeministri Edi Rama shoqërohej nga ministrja e Infrastrukturës, Belinda Balluku dhe Këshilltari Endri Fuga, ndërsa Kryeministri grek, Mitsotaqis shoqërohej nga ministri i Punëve të Jashtme, Nikos Dendias dhe pjesëtarë të tjerë të stafit të tij.

Rama ndodhet në kryeqytetin greke për të marrë pjesë në punimet dyditore të samitit mes vendeve të Bashkimit Europian me vendet e Ligës Arabe./GazetaSi

Fjalët Kyce

Artikuj të Ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *