Shkarkoni aplikacionin e Fax Web

 


AktualitetBotaFlashTe FunditTe Gjitha

Të gjithë në duart e Erdogan/ Turqia kap gruan e parë të liderit të ISIS (FOTO)

Turqia ka kapur gruan e ish-liderit të grupit militant, Abu Bakr al-Baghdadi. Lajmi është bërë i ditur nga presidenti turk, Rexhep Taip Erdogan. Të martën Turqia njoftoi se kishte ndaluar edhe motrën e Baghdadit në Siri, Rasmiya Awad.

“Unë po e bëj publike këtu për herë të parë: ne kemi kapur gruan e tij dhe nuk e kemi diskutuar këtë gjë si Amerika. Ne kemi kapur edhe motrën dhe dhëndrin e tij në Siri”, ka thënë mes tjerash Erdogan.

Ish-lideri i IS-it ka kryer vetëvrasje gjatë një bastisjeje të forcave speciale amerikane në vendbanimin e tij në veriperëndim të Sirisë muajin e kaluar.

Vdekja e tij është konsideruar fitore për presidentin amerikan, Donald Trump, mirëpo kritikët argumentojnë se IS-i vazhdon të përbëjë kërcënim për sigurinë në Siri dhe vende tjera.

Presidenti amerikan, Donald Trump ka njoftuar për vdekjen e Baghdadit në një konferencë për media më 27 tetor.

Pas operacionit të forcave amerikane, baza e tij është shkatërruar me sulme ajrore. Al-Baghdadi ka qenë një nga terroristët më të kërkuar në botë.

Për t'ju bashkuar grupit të Faxweb.al në Facebook, klikoni Join Group
loading...

Artikuj të Ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *