Është zbardhur takimi që kryeministri Edi Rama ka pasur në banesën e Arjan Salës, që humbi jetën gjatë rënies së zjarrit në një magazinë në Tiranë, të mërkurën e kaluar. Rama ka takuar dhe të ëmën dhe bashkëshorten e të riut, të cilave u premtoi kujdesin që shteti do të ketë ndaj fëmijës së Arjanit.
Rama: Ka bërë një heroizëm të madh dhe shumë të rrallë në këto kohë. Natyrisht që jeta ska çmim s’kthehet, por sidoqoftë ne menduam se është detyra jonë ta shpallim dëshmor atdheu. Të gjitha këto janë më shumë në respekt. Të rroni ta kujtoni gjithmonë.
Sot humbëm dhe një shokun tonë, Bashkimin, ai kaloi dhe një operacion para pak kohësh, dhe Covidin nuk e përballoi dot. Ishte shumë i veçantë, i dashur, i butë. Çfarë ti bësh, jemi të gjithë kalimtarë, varet se çfarë gjurme lë. Ai ka bërë diçka…falë zemrës dhe edukatës që ju i keni dhënë, nuk u ka kthyer shpinën të tjerëve, po ka shkuar deri në fund, dhe fatkeqësisht ndodhi kjo që ndodhi.
Sikur e ka marrë gjithçka për vete në fund. Kur i merr të rinj, thonë që i zgjedh gjithmonë. Të gjithë i rregullon koha, vetëm nëna a ka fuqi ta mbajë, kështu është krijuar njeriu, ndryshe nuk e përballonte dot. I ra gurit plasi, i ra njeriut nuk e përballoi dot.
Gruaja e Arjan Salës: Është fëmija në mes, e kërkon të atin
Rama: Do të vijë një ditë tjetër sërish, kur të jeni dhe ju më të qetë, të rroni dhe ta kujtoni gjithmonë. I vogli pastë forcën e tij dhe zotin me vete
(E.K/Faxweb.al)