Shkarkoni aplikacionin e Fax Web

 


AktualitetFlashKryesoreTe FunditTe Gjitha

‘’Të gjejnë rrugë nëntokësore, se ndryshe nuk dalin dot nga aty”, deklarata e fortë e studentit para Kuvendit

Një prej studentëve që gjendet sot në protestë duke folur për gazetaren e Fax News Mirilda Tili, tha se deputetët e Kuvendit nuk do të lejohen që të dalin nga salla, pa u pranuar tetë kërkesat e tyre që tashmë janë mëse të qarta.

“Nëse mendojnë se ne do të dorëzohemi e kanë gabim, kjo është një protestë që nuk ka lidership. Ne do të qëndrojmë këtu dhe nuk do të largohemi. 

Të gjejnë rrugë nëntokësore si uridhi, se ndryshe nuk dalin dot nga aty”, ishte deklarata e fortë e bërë nga studenti.

Ashtu si më parë, studentët janë shprehur të vendosur se nuk ka dialog pa plotësuar kërkesat e tyre dhe për këtë janë të prerë deri në fund.

“Nuk ka dialog dhe nuk ka negociata, ne jemi të qartë dhe të prerë, duhet të plotësohen kërkesat tona”, u shpreh njëra nga studentet për ‘Fax News’ që u pasua me brohoritje të të tjerëve.

Nga ana tjetër kreu i qeverisë ka këmbëngulur dhe sot se dialogu është e vetmja rrugë për të zgjidhur çështjen e studentëve, dhe se ai është i gatshëm që ti presë ata që sot në sallën e Kuvendit.

“Dua që ndërkohë që Kuvendi vazhdon sipas axhendës së parashikuar, të gjithë ata që janë të interesuar në mënyrë të sinqertë për ti dhënë zgjidhje një situate krejt absurde, ku njëra parë ka shtruar disa kërkesa dhe tjera jo vetëm nuk i ka refuzua por është e gatshme ti zgjidhë një për një janë të ftuar në çdo moment edhe në këtë sallë nëse duan të diskutojnë hapur në sytë e të gjithë opinionit publik lidhur me të tete pikat por edhe më shumë. 

Kjo sallë është në dispozicion dhe faktikisht opozita reale e vendit sot janë ata studentë që kanë vendosur të ngrenë kartë kundër një sistemi brenda universitetit që i ka marrë ata peng dhe në të njëjtën koha na kanë dhënë një shuplakë, për të na shkundur dhe për të na bërë që ti hapim sytë më shumë e ti fokusojmë te ajo që ndodh brenda mureve të universitetit”, u shpreh Rama më herët.

(E.K/FAXWEB.AL)

Për t'ju bashkuar grupit të Faxweb.al në Facebook, klikoni Join Group
loading...

Artikuj të Ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *