AktualitetFlashPolitikëTe FunditTe Gjitha

“Të gatshëm të hedhim çdo hap”, Basha flet për reformën zgjedhore: Alibia fajin e ka sistemi është propagandë

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha u shpreh se opozita jashtëparlamentare është e gatshme të bëjë çdo hap për reformën zgjedhore. Në një prononcim për mediat pak minuta më parë pas takimit me aleatet, Basha deklaroi se duhet me patjetër që të shkëputet politika nga krimi dhe të ndëshkohet krimi zgjedhor. Sipas tij, deklaratat se faji për krizën politike është i sistemit zgjedhor, janë alibi e kryeministrit Edi Rama.

“Mund të themi me siguri të plotë se cilido sistem të zgjidhet do të dështojë nëse nuk garantojmë ndarjen e politikës nga krimi dhe ndëshkimin e krimeve elektorale nga një drejtësi e pavarur. Nga kjo pikëpmaje mund të them se alibia se fajin e ka sistemi nmund të kthehet në një shtojcë të propoagandës kriminale, ku fajin e ka çdokush, përveç atij që kandidon njerëz me rekorde kriminale.

Unë zgjedh të besojë Bundestagun, ka shkrujatur e zezë mbi të bardhë që vendi është në një krizë politike dhe kjo ndjehet nga njerëzit, nga bizneset që mbyllen. Axhenda e Edi Ramës është pushteti I tij persona. Pushteti I tij personal e ka zhytur vendin në një krizë të thellë legjitimiteti. Axhenda ime është ekonomia, shpëtimi I ekonomisë së Sjhqipërisë, demoracia dhe dinjiteti dhe mirëqenia e çdo shqiptari. Për këtë jemi të gatshëm të hedhim çdo hap”, tha Lulzim Basha.

Fjalët Kyce

Burg nga disa muaj deri në 15 vite për ata që dalin pa leje dhe shkelin karantinën, si e komentoni nismën e fundit të kryeministrit Rama?

Për t'ju bashkuar grupit të Faxweb.al në Facebook, klikoni Join Group
loading...

Artikuj të Ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *