Shkarkoni aplikacionin e Fax Web

 


AktualitetFlashTe FunditTe GjithaTeknologji & Kuriozitete

“Të fuqishme, të sakta, të shpejta dhe vdekjeprurëse”: Raketat supersonike të përmendura nga presidenti Trump

Presidenti amerikan Donald Trump ka zbuluar se Shtetet e Bashkuara aktualisht janë duke zhvilluar ‘shumë’ raketa super të shpejta hipersonike.

Një deklaratë e tillë, sipas mediave të huaja, vjen pasi ushtria e SHBA-së i dha një kontratë prej 2.5 miliardë dollarë, kompanisë së hapësirës ajrore dhe mbrojtëse Lockheed Martin për t’i ndërtuar ato me qëllimin që të kishte të paktën një gati deri në fund të vitit të ardhshëm.

Përmendja nga Trump e raketave supersonike u bë shkurt gjatë adresimit të tij para mediave të mërkurën, ndërsa foli për tensionet me Iranin – vetëm disa orë pasi forcat iraniane qëlluan me raketa bazat ushtarake që strehonin trupa amerikane në Irak.

Siç shkruan Daily Mail, nuk është sekret që SHBA ka punuar në zhvillimin e armëve hipersonike, por fjalimi i Trump nënkuptonte se raketa të tilla tanimë janë në ndërtim.

“Raketat tona janë të mëdha, të fuqishme, të sakta, vdekjeprurëse dhe të shpejta”, tha Trump.

“Në ndërtim e sipër janë shumë raketa hipersonike”.

“Fakti që kemi këtë ushtri dhe këto pajisje të shkëlqyeshme, megjithatë, nuk do të thotë që duhet t’i përdorim ato. Ne nuk duam t’i përdorim. Fuqia amerikane, si ushtarake ashtu edhe ekonomike, është parandaluesi më i mirë”.

Ndërsa, po sipas Daily Mail, kombinimi i shpejtësisë, manovrimit dhe lartësisë së raketave hipersonike mund t’i bëjë ato të vështirë për t’u gjurmuar dhe përgjuar.

Siç bëhet e ditur, ato udhëtojnë me më shumë se pesë herë nga shpejtësia e zërit ose rreth 3,853 milje në orë.

Madje, disa do të udhëtojnë edhe deri në 15,000 milje në orë, që sipas studiuesve të armëve, është rreth 25 herë më shpejt se avionët modernë të pasagjerëve.

Ndonëse nuk është e qartë se çfarë lloji të armëve hipersonike iu referua Trump në fjalimin e tij, për dallim nga raketat balistike, armët hipersonike nuk ndjekin një trajektore balistike dhe mund të manovrojnë gjatë rrugës për në destinacionin e tyre.

Mendoni se duhet të hapen listat e partive dhe të ndalohen koalicionet parazgjedhore?

Për t'ju bashkuar grupit të Faxweb.al në Facebook, klikoni Join Group
loading...

Artikuj të Ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *