Shkarkoni aplikacionin e Fax Web

 


AktualitetFlashPolitikëTe FunditTe Gjitha

”Të ftuarit recituan pa gabime”, demokrati zbulon prapaksenat e intervistës së Ramës. Përgjigja që nuk kapërdiu Vespa

Ish-deputeti i PD-së Edi Paloka ka komentuar intervistën e kryeministrit Rama përballë gazetarit Bruno Vespa, ndërsa tregon dhe pikën e vetme ku ky i fundit nuk mund të aprovonte. ‘’Drogë në Shqipëri zero’’, kjo duket se nuk është superuar dot nga Vespa, që sipas Palokës më në fund e kundërshtoi Ramën.

Reagimi i Palokës:

Sic deklaroi vete, shkoi pak deri ne Rome per te mashtruar dhe italianet !!!
Skenari po shkonte “mire” , per aq sa ishte “investuar” :
– te ftuarit e zgjedhur dhe “pregatitur” sic duhet, recituan pa gabime.
– palloshi e tha shprehjen per te cilen kishte vajtur ; “ata qindra mije qe po shihni te perleshen ne rruge, nuk jane popull i revoltuar, po aktore te opozites qe luajne rolin…”-tha pak a shume
Edhe Bruno tundte vetem koken ne shenje aprovimi.
Pra plani po rezultonte nje sukses i vertete ,qe i justifikonte “shpenzimet” , deri ne momentin kur palloshi rreshqiti.
Mjaftuan tre fraza te Bashes, bazuar mbi fakte, qe nje ore propagande boshe te shkonte per lesh .
Po si gjithnje nuk e la pa i dhene doren e fundit dhe palloshi.
“Droge ne Shqiperi ZERO”- tha
Aty ndaloi dhe tundja e kokes nga Bruno . 
Bruno e tundi koken edhe kur palloshi e krahasoi veten me Cristiano Ronaldon , madje e tundi koken edhe kur i tha se “sot eshte Shqiperia qe po e ndihmon Italine”, por gazetari Vespa nuk e gelltiti dot “Droga ZERO”.
“Me fal-i tha- se kete nuk e permendi kryetari i opozites , po gazeta e njohur “The Indipendent” ka shkruajtur “Shqiperia -Columbia e Evropes”. Midis “Columbise se Evropes” dhe “Droge ZERO” sic thoni ju, duhet te kete dicka, apo jo ?-pyeti gazetari .
Ne fakt pyetja ishte me teper nje menyre per ta ndihmuar se sa per ta vene me shpatulla pas muri , qe palloshi ta zbuste pak genjeshtren qe sapo kishte leshuar. Po palloshi nguli kembe; “ZERO ! Ja pyesni Guardia di Finanza “- tha i bindur qe me kete i shteroi te gjitha dyshimet e italianeve, ani pse ata degjojne cdo dite ne mediat e tyre per tonelatat e droges qe shkojne nga Shqiperia e palloshit.
Me kete deklarate te fundit, i bindi italianet ( se ata kishte vajtur te mashtronte) edhe per “vertetesine” e atyre cfare ju kishte prallisur deri ne ate moment…
Behu gati pallosh se me 16 mars “aktoret” do jene qindramije.

(E.K/FAXWEB.AL)

Fjalët Kyce
Për t'ju bashkuar grupit të Faxweb.al në Facebook, klikoni Join Group
loading...

Artikuj të Ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *