AktualitetFlashTe FunditTe Gjitha

Të frymëzuar nga “La Casa de Papel”/ Shqiptarët grabisnin banesat në Spanjë, mes tyre dhe një vajzë

Tre shqiptarë janë vënë në pranga nga autoritetet spanjolle nën akuzën e grabitjes.

Shqiptarët janë të moshës 19, 29 dhe një vajzë 23 vjeçe.

Autoritetet spanjolle shprehen se të rinjtë kanë realizuar më shumë se 30 grabitje në qytetin e Pontevedras në Spanjë, kryesisht duke hyrë në banesa.

Hajdutët shqiptarë ishin frymëzuar nga seriali i njohur spanjoll “La Casa de Papel” pasi në cdo grabitje që kryenin ata përdornin makina dhe veshje të ndryshme, por maskat i kishin si të Salvador Dali, ashtu si në serial.

Makinat që përdoreshin kishin targa false, të cilat vështirësonin identifikimin e tyre. Pasi realizonin vjedhjen e radhës ata ktheheshin në Shqipëri, për tu rikthyer sërish në Spanjë duke përdorur identitete të rreme.

Si fillim policia spanjolle ka arrestuar vajzën 23-vjeçare, e kapur në aeroport me disa bizhuteri tepër tepër të shtrenjta. Pas dy ditësh është bërë i mundur edhe arrestimi i dy djemëve të tjerë.

Gjatë kontrollit në banesat e tyre u sekuestruan një sasi parash, bizhuteri dhe sende të tjera me vlera të mëdha.

Identiteti i tyre ende nuk është bërë i ditur nga autoritetet spanjolle ndërsa hetimet për këtë grup vazhdojnë.

Palët politike u ulën në tavolinë për Reformën Zgjedhore, mendoni se është arritur një marrëveshje mes liderëve kryesorë dhe për çështje të tjera?

Për t'ju bashkuar grupit të Faxweb.al në Facebook, klikoni Join Group

Artikuj të Ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *