BotaFlashTe FunditTe Gjitha

“Të famshmit paguhen që të rrëfejnë se janë me Covid-19”, si qëndron e vërteta?

Në mediat e huaja apo edhe në rrjetet sociale, shumë personazhe të famshëm kanë zbuluar se janë infektur nga Covid-19.

Lidhur me këtë, së fundmi janë ngritur pretendimet se këta persona mund të jenë paguar për të thënë se janë prekur nga koronavirusi.

I pari që ka reaguar në lidhje me këto thashetheme, ka qenë aktori i njohur Idris Elba. Ky i fundit njftoi para disa ditësh se ishte testuar pozitivisht me koronavirus.

47-vjeçari postoi një video në “Instagram” ku mohonte fjalët për pagesën e të famshmëve për të thënë se janë me Covid-19.

“Ideja se dikush paguhet për të thënë se jam me koronavirus është absolutisht budallallëk. Njerëzit duan ta përhapin sikur është lajm. Është mënyra më e shpejtë për të sëmurur njerëzit sepse nuk ka përfitim për mua dhe bashkëshorten time të qëndrojmë të ulur këtu dhe të themi jemi apo s’jemi me koronavirus. Nuk e kuptoj llogjikën e kësaj”, ka thënë ai.

Ylli i “Cats” theksoi se mes betejës me koronavirusin nuk është aktor. “Unë jam thjesht një qenie njerëzore dhe thjesht ka ndodhur që jam në sytë e publikut. Kështu që dua që njeëzit të kuptojnë se kjo është shumë e vërtetë. Nuk ndihem i privilegjuar sepse dola pozitiv.”

Elba është në mesin njerëzve të famshëm që kanë pranuar se rezultuar pozitiv me koronavirus.

Tom Hanks, Rita Wilson, Kristofer Hivju dhe Colton Underwood janë ndër të famshmit e tjerë që aktualisht po luftojnë kundër virusit.

Gruaja e aktorit, Sabrina Dhowre Elba, gjithashtu zbuloi së fundmi se ishte diagnostikuar me virusin pasi kishte zgjedhur të izolohej me burrin e saj.

A ju duket i drejtë vendimi i qeverisë Rama për të kufizuar dhe lëvizjen e këmbësorëve si masë për të parandaluar përhapjen e COVID 19?

Për t'ju bashkuar grupit të Faxweb.al në Facebook, klikoni Join Group
loading...

Artikuj të Ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *