Shkarkoni aplikacionin e Fax Web

 


AktualitetFlashTe FunditTe Gjitha

“Të dëbohet konsulli grek’, shoqata atdhetare protestë në Gjirokastër: Kërkesë me 7 pika për qeverinë. Shoqërohen 13 persona

Ditën e sotme “Djemtë e Labërisë” së bashku me shoqatën atdhetare kanë organizuar një tubim paqësor përpara konsullatës greke në Gjirokastër. Këto të fundit kanë kërkuar largimin e konsullit grek që ndodhet në Gjirokastër, për shkak se u janë cënuar të drejtat e shqiptarëve në Greqi. Polica ka shoqëruar 13 persona.

Ndërkohë shoqata atdhetare i ka drejtuar shteti shqiptar një kërkesë me 7 pika.

Kërkesë drejtuar shtetit shqiptar
1. Shpalljen si të padëshirueshëm të konsullit Grek të Gjirokastrës dhe largimin e tij nga toka shqiptare.

Arsyeja

Inponim për ndryshimin e identitetit të shtetasve shqiptarë për vazhdimin e leje qëndrimin në Greqi.

2. Hetim i panshëm për të gjithe personat e konsullatës Greke në Gjirokastër si bashkëpuntorë të konsullit për shkombëtarizimin e shqiptarëve.

3. Jo vetëdeklarim kombësie pa pa vërtetim origjine.
4. Reciprocitetii plotë në çdo fushë me Greqinë.
5. Çdo marrëveshje për vijë detare dhe tokësore të bëhet me referendum.

6. Të rishqyrtohet ligji i luftës dhe të veprohet konform reciprocitet.
7. Largimi i të gjitha monementeve greke në territorin e Shqipërisë ( varrezat e ushtarëve grek, bustet e personave të cilët nuk lidhen me interesat e Shqipërisë. (M.H/Faxweb.al)

Për t'ju bashkuar grupit të Faxweb.al në Facebook, klikoni Join Group
loading...

Artikuj të Ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *