Ija, gjyshja e aktorit të humorit Bes Kallaku, është shndërruar në një personazh publik mjaft të njohur për shqiptarët.
E moshuara ka marrë pëlqimin e publikut për thjeshtësinë dhe dashamirësinë që ka treguar në shfaqjet e saj publike ose në prezantimin e bërë në rrjete sociale prej nipit të saj.
Së fundmi aktori Kallaku ka shpërndarë një foto ku shihet presidenti Meta në një bisedë virtuale me video-call me gjyshen e tij Ijen.
Nuk dihet shumë rreth bisedës të bërë mes tyre, por ajo që mund të thuhet është se biseda ka shkuar mjaft mirë dhe me humor për shkak të buzëqeshjeve në fytyrat e tyre.
“Ija me shoqni pra Ilir Meta”, ka shkruar Kallaku sipër fotos.