Ronaldinho vazhdon të jetë në në paraburgim në Agrupación Especializada (një ndërtesë qeveritare që funksionon si burg) për hyrje të paligjshme në Paraguaj.
Ish- lojtari më i mirë në botë akuzohet se ka hyrë në shtet me një pasaportë fals. Por, futja e tij në burg ka shkaktuar një problem tjetër te të burgosurit.
Shumë të burgosur tashmë kanë kërkuar që Ronaldinho të jetë pjesë e ekipeve të tyre, në garat kampionale që mbahen në burgje.
Me vendimin e ligës, është vendosur që Ronaldinhos t’i ndalohet shënimi i golave, por që ka të drejtë vetëm të bëjë asiste.
Villa Reali, Pira Guasu, Halconesi, Chacarita, Sport Espada, Sport Pitufo dhe Negro Cumbiero janë emrat e skuadrave që po përpiqen ta kenë Dinhon në skuadër./Taulajm news