Shkarkoni aplikacionin e Fax Web

 


AktualitetFlashPolitikëTe FunditTe Gjitha

“Të bashkohen demokratët”, Agron Duka apel Bashës: Ribëj zgjedhje të lira brenda partisë

Kreu i Partisë Agrare Ambientaliste, Agron Duka i ka bërë thirrje Lulzim Bashës që t’i hapë rrugë zgjedhjeve të lira brenda Partisë Demokratike për kreun e ri që do e drejtojë atë.

Agron Duka tha në Top Talk se opozita duhet të shikojë gabimet, pasi humbi zgjedhjet e 25 prillit, në mënyrë që të shmangë një të ardhme të errët.

“Opozita duhet të shikojë gabimet, ose ardhmja është e errët, mos të humbasë kohë kot deri në shtator.

Basha duhet patjetër të ribëjë zgjedhjet të lira në PD, jo siç u bënë më para, zgjedhje reale, të bashkohen demokratët, që nga i vjetri deri më i riu.

Të zgjedhin lidershipin e ri të PD që mund të jetë dhe Basha prapë, nëse e rifiton besimin , se kështu me artifica thjesht i shton jetën mazhorancës”, u shpreh Duka.

(E.H/Faxweb.al)

Për t'ju bashkuar grupit të Faxweb.al në Facebook, klikoni Join Group
loading...

Artikuj të Ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.