AktualitetFlashKosovaTe FunditTe Gjitha

“Të bashkëpunojmë për forcimin e demokracisë”, Thaçi uron Shqipërinë për marrjen e Kryesisë së OSBE

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka dërguar një mesazh urimi për Shqipërinë, pas marrjes së Kryesisë së OSBE për vitin 2020.

Në “Twitter”, Thaçi ka kërkuar nga kryeministri Edi Rama që të vijojë bashkëpunimin për forcimin e demokracisë dhe t’u jepen përparësi paqes dhe pajtimit.

“Urime Shqipërisë për marrjen e kryesisë së OSBE-së për vitin 2020. Ne shpresojmë që të punojmë me kryeministrin @ediramaal për të çuar përpara misionin tonë të përbashkët për forcimin e demokracisë dhe të drejtave të njeriut. I lumtur për të parë një listë gjithëpërfshirëse të objektivave që i japin përparësi paqes dhe pajtimit”, ka shkruar Hashim Thaçi.

Fjalët Kyce

A do i përgjigjeni thirrjes së Presidentit Meta për të dalë në shesh në 2 mars në mbrojtje të demokracisë dhe Kushtetutës së vendit?

Për t'ju bashkuar grupit të Faxweb.al në Facebook, klikoni Join Group
loading...

Artikuj të Ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *