Shkarkoni aplikacionin e Fax Web

 


AktualitetFlashKryesorePolitikëTe FunditTe Gjitha

“Shifrat e të prekurve me COVID-19 janë alarmante”, Muka: Nëse nuk marrin masat brenda 20 ditëve do të…

Mjeku epidemiolog Taulant Muka i ftuar në emisionin “Pasdite me Xhaxhiun” foli në lidhje me situatën e krijuar në vend nga pandemia e COVID-19.

Muka u shpreh se jemi përballë një ekipi ekspertësh që vijon që të na zhgënjejë, dhe se vendi tashmë është izoluar totalisht nga mbarë bota duke i shkaktuar një dëm të madh jo vetëm shëndetësor, por edhe ekonomik.

“Jemi përballë një ekipi që vazhdon të na zhgënjejë. Sot po e shikojmë veten të izoluar nga bota mbarë, duke u përkthyer jo vetëm në dëm shëndetësor, por edhe ekonomik. Duhet të mendojmë se shtatori nuk është larg. Nuk mund të izolojmë më fëmijët.

Mbyllja e klubeve dhe bareve besoj se është një vendim pozitiv për shkak të situatës kritike, por kjo duhet plotësuar me mbështetje ekonomike. Nuk mundet që pasojat t’i vuajnë qytetarët.

Në Shqipëri e shikon që situata po menaxhohet sikur jemi një shekull mbrapa, nuk mban njeri përgjegjësi për atë që bëhet. Deri para dy ditësh lejoheshin grumbullimit nga qeveria, dhe sot kur proteston quhet e jashtë ligjshme. Nuk mund të vazhdosh që të mbash të njëjtët njerëz që të këshilluan, duket thënë se në verë do ta harrojmë virusin.”- tha Muka.

Sa i përket liberalizmit të testimeve, Muka tha se ato janë me pagesë dhe mbetet në dëshirën individuale të personit për ta zhvilluar dhe në nivelin makro nuk do të funksionojë, pasi tani është thjeshtë një biznes.

Muka po ashtu tha se nëse nuk marrim asnjë masë, brenda 20 ditëve do të kemi dyfishin e rasteve të reja që kemi sot.

“Unë besoj se ishte një veprim i vonuar, por në menaxhimin makro nuk do të funksionojë aspak. Në momentin që qytetari paguan është me dëshirën e qytetarit për të njohur nëse është prekur me COVID-19.

Nëse përdoreshin nga qeveria për testuar prevalencën e infeksionit në popullatë, do të ishte përdorim i duhur, por tani është thjeshtë një biznes. Në nivelin makro nuk shërben shumë.

Shifrat e fundit janë alarmante dhe ka një pozitivitet prej 40%. Nëse do të bëheshin shumë më shumë teste do të dilnin shumë më shumë të infektuar, që lëvizin lirshëm dhe infektojnë të tjerët. Nëse ne nuk marrim asnjë masë, kjo do të thotë se brenda 20 ditëve mund të arrijmë një dyfishim të rasteve që ne kemi sot. Kërkohet ekspertizë dhe jo video horrori.”- tha Muka.

(M.Q/Fxaweb.al)

Fjalët Kyce
Për t'ju bashkuar grupit të Faxweb.al në Facebook, klikoni Join Group
loading...

Artikuj të Ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *