Ish-zëvendës Ministri i Arsimit, Taulant Muka përmes një postimi në rrjetet sociale, ka komentuar deklaratën e tenorit të njohur Saimir Pirgu i cili tha se “do t’i duhen 200 mijë shfaqje që të rikuperojë dëmin e një gome të djegur në Tiranë”
Muka shprehet se, do të gëzohej shumë sikur në Tiranë të kishte sa më shumë goma të djegura si shenjë protestë për gjendjen e mjerueshme në arsim.
Muka shkruan se, pa arsim cilësor dhe me penën në dorën e të paditurve, Shqipëria do të vazhdojë të jetë një xhungël shumë larg të qenurit civilizim.
Ai shprehet gjithashtu se puna kërkimore që bën, i përket institucionit ku punon dhe është sipasMukës, treguesi i përformancës dhe karrierëssë tij, dhe jo një gomë e djegur në Tiranë.
Statusi i plotë i Taulant Mukës:
Mua nuk me turperon asnje gome e djegur ne Tirane! Perkundrazi, me dhemb pamundesia per te ndryshuar realitetin ne vendin tim, e sidomos ne arsim e larte! Puna kerkimore qe une bej i perket institucionit qe une punoj, dhe eshte treguesi i perfomances dhe karrieres time, jo nje gome e djegur ne Tirane. Sidoqofte, do gezohesha shume sikur ne Tirane te kishte sa me shume goma te djegura si shenje proteste per gjendjen e mjerueshme ne arsim, dhe jo per partite! Pa arsim cilesor dhe me penen ne doren e te paditurve, Shqiperia do vazhdoje te jete nje xhungel shume larg te qenurit civilizim!
(F.GJ/FAXWEB.AL)