Rikthimi i disa fëmijëve të mitur nga Siria që ndodheshin në zonën e luftës rreth një vit më parë, përfshirë Alvin Berishën historia e të cilit bëri bujë, është ende një ngjarje e freskët në mendjet e shqiptarëve por jo vetëm.
Gazetari shqiptar i Le Iene, Taulant Kopliku ka rrëfyer një histori me ish-deputetin demokrat, njëkohësisht një biznesmen i suksesshëm në vendin tonë, Agron Shehaj.
Gazetari tregon prapaskenat e një takimi në Milano me Shehajn ku ky i fundit i është ofruar të ndihmojë fëmijët në kampin e ferrit në Siri me kushtin që emri i tij mos dilte.
Sipas Koplikut, pavarësisht se negociatat bëheshin në mënyrë jo publike, dhe pati me dhjetra kontakte e ofrim të parave që mundësonin shpenzimet e ekipit që do dërgohej atje, përfshirë edhe një charter, nuk rezultoi të ishte definitiv për shkak siç thotë ai të kulisave.
Ditën e djeshme ishte lajmi i ditës dhurimi nga ana e demokratit të dy pajisjeve respiratore, dhe një pajisje dialize, për Spitalin “Shefqet Ndroqi” që kanë një vlerë mjaft të kushtueshme .
Reagimi i plotë: Miqte e mij gazetare me rikthyen sot ne mendje zotin Agron Shehaj. Kishte bere nje donacion sa vital aq edhe te kushtueshem per spitalin “Shefqet Ndroqi”. Nje akt human i cili mund te ndiqet fare mire nga dhjetra biznesmene te ketij vendi per ti dhene sado pak nje dore sistemit shendetesor te derrmuar nga tenderat e Vilmes & Co. Por kjo eshte nje histori tjeter. Sot do doja te ndaj me ju nje “prapaskene” e cila daton ne vjeshten e vitit qe shkoi.
Pasi publikuam historine e Alvinit te vogel, Agron Shehaj, ish deputeti biznesmen, u vu ne kontakt me mua me deshiren e nje njeriu, te nje prindi per te bere diçka per femijet shqiptare ne kampin famekeq te Sirise.
Kerkonte me çdo kusht te jepte nje dore. U takuam ne Milano, biseduam gjate, komunikuam edhe me pas shume here. Hodhem ide pas ideje per te gjetur menyren qe ti sillnim ata femije. Fillimisht u perqendruam te Alvin e me pas te pjesa tjeter e kontigjentit shqiptar te Al Haël. Verejta ne kete person, jo milionerin tipik shqiptar qe kerkon reflektoret nga pas, por nje person me pak fjale dhe konkret ne ide.
Ishte i gatshem te financonte te gjithe operacionin per rikthimin e atyre femijeve, nga kerkesa e supozuar financiare e autoriteteve te atjeshme, tek shpenzimet e personave qe do shkonin e deri te charteri qe do sillte femijet ne shtepi. Kuptohet qe per arsye shume me madhore sesa deshira dhe gatishmeria e tij financiare, per kulisa pertej te imagjinueshmes, ky operacion nuk u be i mundur. Sidoqofte, ne kujtimet e mia te atyre diteve me biseda e telefonata intensive me shume aktore, Agron Shehaj mbetet personi qe fitoi respektin tim absolut, duke u veteofruar pa me te voglin interes dhe me kushtin e vetem: “Taulant, emri im nuk ka pse te dale”. Dhe dua ta pranoj qe ky eshte nje perjashtim pasi per politikanet nuk eshte se kam respekt.
(F.GJ/FAXWEB.AL)