Shkarkoni aplikacionin e Fax Web

 


AktualitetFlashKryesorePolitikëTe FunditTe Gjitha

“PS meriton lavdërime për këtë!”, Balla i përgjigjet zyrtarit gjerman: Po punojmë me dy opozitat që të demokratizojmë zgjedhjet

Kryetari i Grupit Parlamentar në Partinë Socialiste Taulant Balla ka reaguar pas deklaratës së zv/kryetarit të Grupit Parlamentar CDU/CSU-së, Johann Wadephul, i cili tha se ndryshimet kushtetuese do të asgjesonin Reformën Zgjedhore.

Balla shkruan se PS po e shtyn përpara marrëveshjen e 5 qershorit duke e plotësuar dhe se meriton lavdërime për këtë.

“@JoWadephul PS po punon shumë për të bërë një marrëveshje fitoreje me të dyja opozitat! Nesër ne e shtyjmë përpara marrëveshjen e 5 qershorit dhe plotësojmë punën me demokratizimin e mëtejshëm të zgjedhjeve duke hapur listat në mënyrë që njerëzit të zgjedhin partinë dhe një kandidat! PS meriton lavdërime për këtë”, shkruan Balla në “Twitter”.

Fjalët Kyce
Për t'ju bashkuar grupit të Faxweb.al në Facebook, klikoni Join Group
loading...

Artikuj të Ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *