Shkarkoni aplikacionin e Fax Web

 


AktualitetFlashPolitikëTe FunditTe Gjitha

Apeli shpalli të pafajshëm Bashën ,paralajmëron Balla: Kam fakte të reja çështja do të shkojë në SPAK

Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla ka reaguar pas vendimit të sotëm të Gjykatës së Apelit Tiranë, e cila pushoi hetimin për dosjen e lobimit rus të të kreut të Partisë Demokrarike, Lulzim Basha.

Balla shkruan se vendimi i sotëm i Gjykatës së Apelit Tiranë, nuk i ka dhënë pafajësi Lulzim Bashës, thjeshtë ka vonuar drejtësinë. Balla paralajmëron se faktet do të paraqiten në një kallëzim të ri në Prokurorinë e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar në ditët në vijim.

Reagimi i plotë

Koha kur në Shqipëri, drejtësinë e bënin gjyqtarë pa vetting ka mbaruar. Dhe as kolegjet zgjedhore nuk mund të jenë konserva, ku të fshihen gjyqtarët e korruptuar. Vendimi i sotëm i Gjykatës së Apelit Tiranë, nuk i ka dhënë pafajësi Lulezim Bashës, thjeshtë ka vonuar DREJTËSINË.

Dosja kriminale “Basha 675mijë dollarë” përmban dokumenta të publikuara në faqen zyrtare të Departamentit Amerikan të Drejtësisë (Akti i Rregjistrimit të Agjentëve të Huaj).

1. kontrata të firmosura nga Lulzim Basha me numër pashaporte diplomatike DB1159763
👉dokumenti i parë (foto)
https://efile.fara.gov/docs/6414-Exhibit-AB-20170331-1.pdf

2. Shërbime të faturuara në emër të Partisë Demokratike në shumën totale 675.000 dollarë
👉dokumenti i dytë (foto)
https://efile.fara.gov/…/6414-Supplemental-Statement-201711…

3. Është deklaruar zyrtarisht se kompania guackë Biniatta Trade do të kompensojë/do të paguajë Muzin për shërbimet e ofruara në emër të Partisë Demokratike.
👉dokumenti i tretë (foto)
https://efile.fara.gov/docs/6414-Exhibit-AB-20171114-2.pdf

Fakti është që Lulzim Basha ka përfituar një shërbim me këto para. Për një shërbim të përfituar me fonde me burime të padeklaruara, a duhet hetuar?

Këto fakte do të paraqiten në një kallzim të ri në Prokurorinë e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar në ditët në vijim.

Fjalët Kyce

Partitë politike firmosën Marrëveshjen për Reformën Zgjedhore. A mendoni se Presidenti Meta duhet të dekretojë një datë zgjedhjesh në tetor të këtij viti?

Për t'ju bashkuar grupit të Faxweb.al në Facebook, klikoni Join Group
loading...

Artikuj të Ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *