Shkarkoni aplikacionin e Fax Web

 


AktualitetFlashPolitikëTe FunditTe Gjitha

“Nëna është perëndia që na jep sisë e që loton për ne!” socialistët ngushëllojnë kryeministrin për vdekjen e Anetës

Ditën e sotme është ndarë nga jeta në moshën 82-vjeçare nëna e kryeministrit Edi Rama, Aneta Rama.

Lajmin e hidhur e bëri të ditur vetë kryeministri i cili i dedikonte fjalët prekëse nënës së tij.

Ndërkohë që nuk kanë munguar edhe ngushëllimet për kreun e qeverisë, për këtë humbje të rëndë, ku ndër to kanë qenë edhe socialistët.

Zv.kryeministri Erion Braçe, teksa ka publikuar një foto të Aneta Ramës në rrjetet soaciale shkruan: Te jesh ne paqe mike e mire! E kam me vete zerin tend, revolten qe na bente bashke e sa shume me pelqente, shpirtin e pamposhtur nga buronte; MIRESINE TENDE! Lamtumire!

Sakaq deputeti Taulant Balla, ka publikuar një foto të nënës së kryeministrit, të një fëmijë të cilin po e mban në krahë Aneta.

Balla: U prehsh në paqe nëna Neta! Vetëm dashuri dite të falësh deri në ditën e fundit. Ngushëllime familjes Rama për humbjen e nënës së dashur.

Ndërkohë zëvendës ministri Petro Koçi shkruan: I dashur Edi, Nena eshte e vetmja perendi qe na prek dhe e prekim. Eshte perendia qe na jep sise e qe loton per ne! I ndritte shpirti Netes!

Fjalët Kyce
Për t'ju bashkuar grupit të Faxweb.al në Facebook, klikoni Join Group
loading...

Artikuj të Ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *