Shkarkoni aplikacionin e Fax Web

 


AktualitetFlashPolitikëTe FunditTe Gjitha

“Nëse nuk marr vota sa për një mandat, do të…” Balla bën deklaratën e bujshme ‘live’ në emision

Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, teksa po fliste për hapjen e listave në emisionin “Open” ka bërë një deklaratë të bujshme.

Balla është pyetur nga moderatorja e emisionit, se nëse me propoziminin e PS-së, edhe nëse ai merrte 0 vota, por do të ishte renditur i pari në listë, a do të hynte në parlament.

Balla ka pohuar, duke shtuar se do të rishikonte pozicionin e tij nëse nuk merr vota sa për një mandat.

“Nëse unë nuk marr vota sa për një mandat, do të rishikoj pozicionin tim. Këtë duhet ta bëjnë të gjithë ata që nuk votohen nga qytetarët”, tha Balla.

Me propozimin e bërë nga PS për listat e hapura, kandidatët e renditur më sipër në lista janë shumë më të favorizuar për të marrë mandatin e deputetit.

Fjalët Kyce
Për t'ju bashkuar grupit të Faxweb.al në Facebook, klikoni Join Group
loading...

Artikuj të Ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *