Shkarkoni aplikacionin e Fax Web

 


FlashTe FunditTe Gjitha

Taulant Balla i shkruan Robert Ndrenikës: I nderuar po të përdorin si mish për top!

Kreu i grupit parlamentar të PS-së Taulant Balla ka reaguar pas mbledhjes së sotme në Komisionin  e Medias dhe Edukimit.

Sipas Ballës Robert Ndrenika është përdorur nga ana e opozitës, duke qenë se sot nuk kishin si temë dite Babalen.

Reagimi:

I nderuar artist i madh Robert Ndrenika,

Dëgjova nga mediat se ishit ankuar për mungesën e deputetëve të Grupit tim Parlamentar në nje mbledhje private të Kryetares së Komisionit për Edukimin dhe Mjetet e Informimit Publik, e thirrur në kundërshtim me Rregulloren e Kuvendit. Asnjë deputet i Grupit Parlamentar Socialist nuk bojkoton Kuvendin apo komisionet.

Komisioni për Edukimin dhe Mjetet e Informimit Publik e kishte përcaktuar mbledhjen e radhës më datë 18 Qershor me vendim të Komisionit. Por për nevoja të skenaristit të Shqupit, që sot nuk kishin ndonjë lajm me babale, u munduan t’ju përdorin përsëri ju mish për top në teatrin e tyre të radhës.

Më beso i dashur Robert, nëse Ti beson se Albana Vokshi apo Lulzim Basha e kanë megjithë shpirt “luftën” për Teatrin, është njëlloj sikur të besosh që Lulzimi është Robert De Niro dhe Albana është Julia Roberts.

(E.K/FAXWEB.AL)

 

Për t'ju bashkuar grupit të Faxweb.al në Facebook, klikoni Join Group
loading...

Artikuj të Ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *