Shkarkoni aplikacionin e Fax Web

 


AktualitetFlashPolitikëTe FunditTe Gjitha

Detaji i veçantë në zyrën e Taulant Ballës, socialisti vendos në mur foton e Fatos Nanos me pranga në duar

Sekretari i Përgjithshëm i PS Taulant Balla, gjatë një intervistë që ka dhënë pasditen e sotme ka zbuluar një detaje të veçantë nga zyra e tij.

Ndërkohë që po zhvillonte një intervistë me gazetarin Roland Qafoku, kamera ka fokusuar një detaj të veçantë në zyrën e socialistit, ku dukej e vendosur në një kornizë fotoja e ish-kreut të PS-së Fatos Nanos.

Por fotoja është mjaft pikante, pasi ish-kryetari i socialistëve dhe ish-kryeministri duket teksa qendron i prangosur në sallën e gjyqit.

Ai u arrestuar më 30 korrik të vitit 1993 dhe u dënua me 12 vjet burg për vjedhje përmes mashtrimit në favor të tretëve. Nano u lirua më 13 mars 1997 pasi qëndroi 1516 ditë në qeli dhe më pas mori pafajësi.

Po përse Taulant Balla e ka vendosur foton e tij në qendër të zyrës? Sigurisht që ka në një arsye dhe kjo lidhet me mirënjohjen. Në një farë mënyre Fatos Nano ka qenë mentori politik i Taulant Ballës.

Ishte ai që e afroi djalin e ri nga Librazhdi për ta qenë në strukturat e PS , më pas në kabinetin e tij dhe në vitin 2005 në listat në garën për deputet dhe që Balla fitoi. Pas kësaj kohe Fatos Nano u largua nga drejtimi i PS dhe në vend të tij kryetar u zgjodh Edi Rama.

Fjalët Kyce

Mendoni se duhet të hapen listat e partive dhe të ndalohen koalicionet parazgjedhore?

Për t'ju bashkuar grupit të Faxweb.al në Facebook, klikoni Join Group
loading...

Artikuj të Ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *