Ministrja Ogerta Manastirliu ka folur për marrëveshjen me kompaninë Pfizer për sigurimin e 500 mijë vaksinave duke tënë se kushti i panegociueshëm ishte që të ishte “sekret tregtar”. Ndërsa Blendi Fevziu i thotë se ka gazetaren që do e bëjë publike, Manastirliu nuk heziton ti tregojë aktin normativ që u miratua në Kuvend.
Fevziu: Kam gazetaren që do e bëjë publike.
Manastirliu: Tashti… tashti… Para se ta bëni publike, kjo kontratë është e miratuar nga parlamentin shqiptar dhe në aktin normativ që është një ligj ka një nen që përcakton ruajtjen e sekretit tregtar. Nëse jemi shtet serioz, duhet të respektojmë ligjin të parët ne. tashti… zonja të na tregojë.
Fevziu: Zonja është gazetare, po i ra në dorë e bën publike.
(A.M/Faxweb.al)