Shkarkoni aplikacionin e Fax Web

 


FlashShowBizTe FunditTe Gjitha

Tashmë është zyrtare, Era Istrefi në një lidhje romantike me DJ-in e famshëm

Tashmë është zyrtare!

Era Istrefi është në një lidhje romantike me DJ-in e famshëm, Diplo.

Miqtë e afërt të çiftit kanë konfirmuar se mes këngëtares dhe producentit të njohur po ndodh një lidhje serioze, ndonëse kjo nuk duket të jetë e çuditshme pas gjithë atyre komenteve ngacmuese dhe flirteve nga ana e dj-it, sipa “Panorama Plus”.

Sipas medias, Era dhe Diplo po jetojnë një histori pasionante në SHBA, aty ku dhe këngëtarja prej kohësh është duke punuar për të bërë karrierë në arenën ndërkombëtare.

Historia e ngacmimeve mes Era Istrefit dhe Dj-it me famë botërore Diplo, ka kohë që ka nisur, por gjërat me sa duket janë bërë më serioze kohët e fundit.

Në fotot që këngëtarja publikonte, Diplo nuk mund të rrinte pa i bërë disa provokime. Ai madje e ka propozuar në sy të të gjithëve, duke i thënë se do të dicorcohet për të.

“Do të jap divorcin për ty”.

Në të vërtetë, 41-vjeçari Diplo nuk është i martuar edhe pse mamaja e djalit të Diplo-s, Kathryn Lockhart është përfolur si gruaja e tij. Ata e nisën romancën në vitin 2009 dhe një vit më pas ajo lindi djalin e tyre.

Lockhart punonte si bariste dhe më pas e la punën për t’u bërë një nënë me kohë të plotë. Çifti nisi bashkëjetesën por marrëdhënia e tyre u ndërpre në 2014-n.

Gjatë kohës kur Diplo ishte duke flirtuar me këngëtaren Katy Perry, dolën fjalët se Lockhart ishte sërish shtatzënë me atë që do të bëhej djali i dytë i Diplos.

DJ-i madje i mori të dy djemtë si shoqërues për çmimet “Grammy 2017”.

 

Fjalët Kyce
Për t'ju bashkuar grupit të Faxweb.al në Facebook, klikoni Join Group
loading...

Artikuj të Ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *