Shkarkoni aplikacionin e Fax Web

 


AktualitetFlashTe FunditTe Gjitha

Targat e reja, Blendi Gonxhe jep detaje: Bëhet për të rritur sigurinë, nuk do të futen tek të gjitha makinat

Drejtori i Transportit Rrugor, Blendi Gonxhe tregoi më shumë detaje nga targat e reja që pritet të instalohen nëpër makina.

Pak ditë më parë ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj deklaroi se projekti po pilotohet në Tiranë dhe në Durrës dhe se do të jetë gati shumë shpejt. Ndërsa Gonxhe tha për “FaxNeës” se diçka e tillë po bëhet për të rritur sigurinë.

“Nuk ka ndërrim targash për ata që i kanë targat në automjet. DPSHTRR dhe Ministria e Infraskturës dhe e Energjisë, si çdo vit përmirësojnë shërbimet e tyre. Ky vendim vjen në dy drejtime: për të mos patur asnjëherë më asnjë mangësi dhe që cilësia të jetë e tillë që targa të jetë e patjetërsueshme, sa më e sigurt. Pa ndryshuar tarifat, pa rënduar qytetarin, por vetëm për të përmirësuar cilësinë”, tha Blendi Gonxhe.

Ai sqaroi se targat e reja nuk do të futen tek të gjitha mjetet që janë në Shqipëri, por vetëm tek ato mjete që do të regjistrohen nga sot e tutje.

Nuk bëhet fjalë që të regjistrjmë me targa të reja 500 mijë automjete në Shqipëri. Kjo ka vetëm një element sigurie shtesë dhe vlen vetëm për mjetet tani e tutje. Është thjesht një shërbim rutinë që ne mendojmë se do të rrisë garancinë për çdo kontroll që kryhet në terren. Është një bar-kod unik për çdo targë. Mund të ketë edhe targa të dëmtuara dhe për këtë ju vetëm paguani koston e një targe dhe më pas merrni një targë e cila rigjestrohet në sistem”, deklaroi Blendi Gonxhe.

Fjalët Kyce

Mendoni se duhet të hapen listat e partive dhe të ndalohen koalicionet parazgjedhore?

Për t'ju bashkuar grupit të Faxweb.al në Facebook, klikoni Join Group
loading...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *