Shtyhet në Gjykatën e Posaçme seanca paraprake për dosjen e grabitjes së Rinasit. Shkak është bërë mos njoftimi i Talo Çelës, i vetmi person në kërkim për ngjarjen.
Pak ditë më parë SPAK mbylli hetimet dhe dërgoi në GJKKO dosjen për tetë të pandehur, Klement Çala, Eldi Çala, Oltian Veseli, Rendo Sula, Saimur Çela, Elton Pikli, Alkond Bengasi dhe Talo Çela.
Talo Çela është shpallur në kërkon jo vetëm për grabitjen e Rinasit, por edhe për vrasjen e dy vëllezërve Haxhia në Durrës.
Haxhia është i dyshuar si i përfshirë në ekzekutimin e katër personave të tjerë, Indrit dhe Arben Dylgjerit dhe shtetasit turk ngjarje e ndodhur në 28 dhjetor 2018, si dhe Andi Zylyfit rreth një vit më pas.
Çela pak ditë më parë në një intervistë televizive u shpreh se nuk kishte lidhje me asnjë prej ngjarjeve për të cilat akuzohet, madje sfidonte edhe të dyshurit e tjerë të grabitjes në Rinas që të vërtetonin përfshirjen e tij.