Mbi 3000 të punësuarve në shërbimin taksi dhe që ju është pezulluar aktiviteti, u është bllokuar paga e luftës.
Kreu i Siondikatës së Taksistëve, Bilbil Cara tha për Fax News pavarësisht vendimit të Këshillit të Ministrave dhe pezullimit të punës, sërish u është refuzuar paga.
“Ne u përfshimë në paketën e ndihmave që u quajt paga e luftës, nga 11 marsi nuk ka shans të dali asnjë taksi në rrugë. Kemi plotësuar formularët me kriteret përkatëse. Na thonë se nuk lejohet qarkullimi”, tha Cara.
Edhe pse të vetëpunësuar, nuk e marrin sërish pagën prej 26 mijë lekëve.