02:02 | 22/03/2023
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Shëndeti
  • Sport
  • ShowBiz
  • Kontakt
  • Faqja Kryesore
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Shëndeti
  • Sport
  • ShowBiz
  • Kontakt
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Ekonomi

Taksat dhe tatimet në 2017, barra e pagesave do të rëndojë në gjashtëmujorin e dytë

09:22 | 15/03/2017
në Ekonomi, Te Fundit, Te Gjitha
0
Taksat dhe tatimet në 2017, barra e pagesave do të rëndojë në gjashtëmujorin e dytë

Të 463 miliardë lekët që planifikohen ti vilen bizneseve dhe qytetarëve nëpërmjet taksave dhe tatimeve ketë vit do të peshojnë më së shumti në gjashtëmujorin e dytë të vitit 2017. Ministria e Financave në përllogaritjen që i ka bërë planit të buxhetit 2017 rezulton se më shumë se 60 për qind  detyrimeve do të vilen në gjashtëmujorin e dytë.

Muajt gusht, shtator, nëntor dhe dhjetor do të jenë më të ngarkuar fiskalisht, teksa shihet se plani i të ardhurave në tre muajt e parë është pak më i lehtë.

Në janar ishin planifikuar të grumbullohen 31.2 miliardë lekë, në shkurt 29,6 miliardë lekë. Bizneset dhe qytetarët do të paguajnë 31-35 miliardë lekë në muajt edhe në tremujorin e dytë të vitit teksa shihet se pesha do të rëndojë në muajt e fundit siç tashmë është bërë traditë.

Pesha  e taksave dhe tatimeve nis të rëndojë në korrik. Pas këtij muaji ngarkesa fiskale mujore do të variojë nga 36 miliardë lekë në korrik, 39 miliardë lekë në shtator, ndërsa muaji dhjetor do të mbajë peshën më të madhe me rreth 44 miliardë lekë.

Shpërndarja e grumbullimit te të ardhurave në këtë mënyrë vjen si një përvojë e viteve të shkuara, por praktika e vjeljes në realitet tregon krejt të kundërtën. Në dhjetorin e vitit 2016  të ardhurat e munguara në raport me planin ishin 4.2 miliardë lekë.

Për vitin 2017, qeveria ka llogaritur t’i rrisë të ardhurat nga tatimet dhe doganat me rreth 21 miliardë në krahasim me faktin e 2017. Duke përfshirë edhe të ardhurat nga sigurimet shoqërore, të ardhurat pritet të rriten në vlera neto me 23 miliardë lekë ose 6.5% më shumë.

Në janar 2017, të ardhurat në total në buxhet për janarin u rritën minimalisht me vetëm 0.2%, si rrjedhojë e performancës së dobët të të ardhurave jo tatimore, teksa institucionet buxhetore derdhën gati 700 milionë lekë në buxhet. Të arhdurat nga fondet speciale (kryesisht sigurime shoqërore e shëndetësore) u rritën dhe ato minimalisht me 2.8%. Në raport me planin, të ardhurat në total ishin 1.7 miliardë lekë më shumë, megjithatë plani i janarit 2017 ishte më i ulët sesa fakti i 2016.

Ndërsa për gjithë vitin 2016, të ardhurat buxhetore arritën në 404.8 miliardë lekë. Dhjetori solli një përkeqësim të ndjeshëm në raport me planin e rishikuar. Mosrealizimi për gjithë vitin 2016 ishte 9.6 miliardë lekë, nga 5.4 miliardë lekë që kishte qenë për 11-mujorin (kujtojmë se buxheti u rishikua një herë me ulje plani në shtator me rreth 4.1 miliardë lekë, çka e çon mosrealizimin me planin e fillimvitit në rreth gati 14 miliardë lekë – Plani fillestar i buxhetit në fillim të vitit ishte 418 miliardë lekë). Ky mosrealizim për vitin erdhi 5.8 miliardë lekë nga të ardhurat tatimore dhe 3.3 miliardë lekë nga ato jotatimore, ndërsa të hyrat nga pushteti vendor kanë një tejkalim prej 450 milionë lekësh.

Por nën ndikimin e zgjedhjeve parlamentare dhe krizës politike, grumbullimi i të ardhurave pritet të kalojë në vështirësi. Historia e dy dekadave ka treguar se në vitet elektoralë arka e shtetit ka vuajtur deficite të larta buxhetore nga të ardhurat e munguara dhe shpenzimet me tepri. Sidomos në 2013-n, performance e të ardhurave buxhetore ishte shumë e dobët./Monitor

Etiketa: biznesegjashtemujoripagesataksat
Pas

Grabitjet në Rinas, arrestohen dhe dy persona të tjerë (EMRAT/VIDEO)

Para

SUPERAKSION në Itali, 69 arrestime biznesmenësh dhe politikanësh, lidhje me ”Comorra”

Para
SUPERAKSION në Itali, 69 arrestime biznesmenësh dhe politikanësh, lidhje me ”Comorra”

SUPERAKSION në Itali, 69 arrestime biznesmenësh dhe politikanësh, lidhje me ''Comorra''

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *









Të Fundit

“Këtu nuk ka shtet, por pushtet”, raporti i DASH, Soko: Mediat janë pengje të interesave ekonomikë, është fakt i mbarënjohur

Nga erdhi uji i Tokës? Shkencëtarët në një universitet në SHBA, sjellin një studim të ri

I kërkuar për vrasje nga SPAK, dënohet në Holandë shqiptari i kapur me armë duke kaluar kufirin (EMRI)

Komisioni i Ekonomisë nuk ndryshon projektligjin “Për tatimin mbi të ardhurat”, pas 3 javësh do miratohet në Parlament

Divjakë/ 47-vjeçari spanjoll humb jetën, dyshohet për vetëvrasje me thikë, shoku tij i dhomës thotë që…

Shefi i NATO-s: I takon Ukrainës të vendosë se cilat janë kushtet e pranueshme për secilën zgjidhje paqësore

Njoftim i zyrës së shtypit të OKB-së, reagon Rama: Jepni sqarime të përpikta

Bisedimet Kosovë-Serbi, Kurti: Vuçiç refuzoi ofertën time për vetëmenaxhimin e serbëve

“Mësova se sa e painformuar është Qeveria Britanike rreth Shqipërisë”, ish-ambasadori shqiptar refuzon ftesën e lordit ku i ftuar do jetë Rama

Pas “GoFundMe”, motra e konkurrentit të Big Brother merr në dorë instagramin e tij

© Copyright 2023, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Shëndeti
  • Sport
  • ShowBiz
  • Kontakt

© Copyright 2023, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.