12:43 | 01/02/2023
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Shëndeti
  • Sport
  • ShowBiz
  • Kontakt
  • Faqja Kryesore
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Shëndeti
  • Sport
  • ShowBiz
  • Kontakt
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Flash

Taksa për Divjakën/ Kumbaro “përplaset” me deputeten e PD-së: Po ti lë lekët e vogla këtu! Dhori: E neveritshme

18:19 | 05/12/2022
në Flash, Politikë, Te Fundit, Te Gjitha
0
Taksa për Divjakën/ Kumbaro “përplaset” me deputeten e PD-së: Po ti lë lekët e vogla këtu! Dhori: E neveritshme

Ministrja e Turizmit dhe Kulturës, Mirela Kumbaro ia ka kaluar topin për parkun kombëtar Divjakë-Karavasta kolegut të saj socialist, ish-zv.kryeministrit të vendit, Erion Braçe.

Në fjalën e saj në Kuvend, në një interpelancë të kërkuar nga opozita në Kuvend, Kumbaro tha se vendosja e traut nuk ishte asgjë tjetër veçse zbatimi i një Vendimi Këshilli Ministrash të firmosur në vitin 2021.

“Vendosja e traut përcaktohet me VKM. Titullohet për përcaktimin e të ardhurave të tarifave që përcaktohet nga masat e kriteret e tyre, kjo është VKM-ja. Ju keni bërë dhe një kërkesë padi në gjykatë, sot gjykata ua ka rrëzuar kërkesë padinë. Kthehemi te VKM, kjo ka dalë në mbështetje të nenit 100 të kushtetutës. Thotë se menaxhimi financohet nga buxheti i shtetit, pika 2, mbrohet në përputhje me aktet e tjera ligjore. Në pikën 2 thuhet se të ardhurat janë nga tarifat që kryejnë për vizitë. Për ata që nuk e dinë se përse na duhen këto të ardhura, mendojnë se Divjaka mbahet me frymën e shenjtë. është kjo VKM që respektohet një më një, në të gjithë parqet,“-tha në fjalën e saj Mirela Kumbaro.

Më 26 janar të vitit 2021, Braçe firmosi vendimin që kaloi në Fletoren Zyrtare dhe u jepte të drejtë institucioneve që të vendosnin tra në zonat e mbrojtura. Në këtë vendim janë të caktuara edhe tarifat për vizitorët që fillojnë nga 50-150 lekë. Vendimi nuk flet posaçërisht për këtë zonë, por duke qenë se parku Divjakë-Karavasta është zonë e mbrojtur, Ministrisë së Turizmit dhe Agjencisë Kombëtare të Zonave të Mbrojtura u lind e drejta të ndjekin të njëjtën procedurë si në zonat e tjera.

Pjesë nga seanca:

Ministrja Mirela Kumbaro: Mirë pra, e mbarsët malin dhe prodhuat disa qindarka, 10, 20 e 15 se aq është tarifa, edhe për të ngrënë, u bëj ftesë sot për ta vizituar, gëzuar dhe ju pres kur ta hapim. Ua kam lënë këtu lekët e vogla.

Ilda Dhori: Kjo është e neveritshme, sesi një ministre tallet, lë lekët këtu.

Pas

Kancelari gjerman e merr seriozisht: Do të blejmë aeroplanët luftarakë amerikanë F-35

Para

Një i mitur në Shkup akuzohet për terrorizëm lidhur me kërcënimet me bomba në shkolla

Para
Një i mitur në Shkup akuzohet për terrorizëm lidhur me kërcënimet me bomba në shkolla

Një i mitur në Shkup akuzohet për terrorizëm lidhur me kërcënimet me bomba në shkolla

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *









Të Fundit

Qarkullonin me armë zjarri dhe kokainë në automjet, dy të arrestuar në Tiranë

Për gjumë të rehatshëm mos pini kafe pas kësaj ore

Shtyhet sërish seanca për inceneratorin e Fierit, ja arsyeja

E rëndë në Tiranë! 29-vjeçarja ndërron jetë 4 ditë pas lindjes te “Koço Gliozheni, ja çfarë dyshohet

Incident në burgun e Drenovës, i dënuari për vrasje godet efektivin e policisë (EMRAT)

Ja sa do të jetë vlera e koeficentit të pagave për vitin 2023, Shqipëria e parafundit në listë

Demokratët me dy lista për anëtarët e KZAZ-ve, Celibashi: KQZ njeh vetëm një PD! Po verifikojmë dokumentacionin, vendimmarrja në përputhje me ligjin

U kap në “shtëpi bari”, 19-vjeçari shqiptar arrestohet nga policia angleze, dënohet me nëntë muaj burg(EMRI)

Protesta e 11 shkurtit/ Berisha mbledh Grupin Parlamentar, çfarë pritet të diskutohet

Mjetet e tonazhit të rëndë dëmtojnë rrugët në lagjen “Demokracia” në Kurbin, banorët protestojnë: Po rrezikohet jeta e fëmijëve…

© Copyright 2023, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Shëndeti
  • Sport
  • ShowBiz
  • Kontakt

© Copyright 2023, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.