Shkarkoni aplikacionin e Fax Web

 


FlashKosovaKryesoreTe FunditTe Gjitha

Taksa në Rrugën e Kombit/ Reagon për herë të parë Haradinaj, ka një këshillë për Edi Ramën

Kryeministri i Kosovës Ramush Haradinaj thotë se Edi Rama e ka tepruar me këto taksa, e me këtë rrugë, ndërsa ish-kryeministri Sali Berisha kishte punuar më shumë.

Haradinaj është përfshirë në debatin për taksën e vënë nga Qeveria e Shqipërisë, për qarkullimin e automjeteve në autostradën Kosovë-Shqipëri.

Shefi i ekzekutivit kosovar, gjatë një paraqitjeje në “Rubikon” të KTV’së, ka goditur homologun e tij shqiptar, Edi Rama, duke thënë se e ka tepruar me taksën rrugore.

Haradinaj e ka këshilluar Ramën që ta përfundojë Rrugën e Kombit, duke thënë se kjo autostradë është në gjendje të tmerrshme.

Kryeministri kosovar ka vlerësuar se paraardhësi i Ramës në postin e kryeministrit të Shqipërisë, Sali Berisha, kishte punuar më shumë.

Kujtojmë që nga ana e biznesit kosovar ka patur reagime të mëdha madje edhe protestë në doganën e Morinës për shkak të kësaj takse që sipas tyre është shumë e lartë.

Kujtojmë që Ministri i Infrastrukturës, Pal Leka u shpreh dje në një prononcim për ‘Fax News’ se homologu I tij Damian Gjiknuri nuk i ishte përgjigjur kërkesës së tij për të diskutuar mbi taksën e vedosur. (B.H/Faxweb)

Fjalët Kyce
Për kë do të votoni në zgjedhjet e 25 prillit?
  • Koalicioni i udhëhequr nga PD 53%, 8502 votes
    8502 votes 53%
    8502 votes - 53% of all votes
  • PS 28%, 4539 votes
    4539 votes 28%
    4539 votes - 28% of all votes
  • Nuk do të votoj 9%, 1492 votes
    1492 votes 9%
    1492 votes - 9% of all votes
  • LSI 5%, 785 votes
    785 votes 5%
    785 votes - 5% of all votes
  • Të tjera 4%, 666 votes
    666 votes 4%
    666 votes - 4% of all votes
Total Votes: 15984
19/03/2021 - 25/04/2021
Për t'ju bashkuar grupit të Faxweb.al në Facebook, klikoni Join Group
loading...

Artikuj të Ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.