Shkarkoni aplikacionin e Fax Web

 


AktualitetFlashKosovaPolitikëTe FunditTe Gjitha

Taksa 100% ndaj mallërave serbe, Hardinaj i jep këshillën e fundit Kurtit: Të mbetet deri në…

Kryeministri në detyrë Ramush Haradinaj në një postim në rrjetet sociale shkruan për vendimin e rëndësishëm të një viti më parë për vendosjen e taksës 100% në mallërat e Serbisë.

Haradinaj shkruan ndër të tjera se kjo masë është dëshmuar strategjike dhe duhet të mbetet deri në njohje të shtetit të Kosovës, duke këshilluar kështu edhe Albin Kurtin, që pritet të marrë detyrën.

“Një vit më parë, Qeveria e Republikës së Kosovës, ka ndërmarrë një prej vendimeve më të guximshme që nga shpallja e pavarësisë, me vendosjen e tarifes prej 100% në mallërat e Serbisë, si masë ndaj fushatës agresive të shtetit serb.

Me këtë hap të rëndësishëm, Kosova ka treguar se Serbia nuk mund t’i japë detyra, kurse miqve ndërkombëtarë se nuk i nënshtrohemi shtetit serb. Vendosja e tarifes ndaj mallrave serbe, prej nëntorit të vitit të kaluar, ka ndikuar poashtu tej mase në fuqizimin e prodhuesve vendor.

Në thelb, ky veprim e ka delegjitimuar projektin e ndarjes së Kosovës, që fshihej nën idenë e korrigjimit të kufijve. Kjo masë është dëshmuar strategjike dhe duhet të mbetet deri në njohje të shtetit të Kosovës.”- shkruan Haradinaj.

(M.Q./Faxweb.al)

Fjalët Kyce

A mendoni se duhet të hapen shkollat në 14 shtator sipas udhëzimeve të Ministrisë së Shëndetësisë?

Për t'ju bashkuar grupit të Faxweb.al në Facebook, klikoni Join Group
loading...

Artikuj të Ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *