Shkarkoni aplikacionin e Fax Web

 


AktualitetFlashKryesorePolitikëTe FunditTe Gjitha

Sërish përplásje për tryezën e Reformës Zgjedhore, zbulohet ‘ngë.rçi’ i radhës midis partive politike

Përfaqësuesit e opozitës në Grupin Politik për Reformën Zgjedhore propozuan të hënën, datë 25 maj, si ditën e mbledhjes së këtij grupi me synimin e përmbylljes sa më shpejt të reformës.

Ndërkohë maxhoranca ka kërkuar që mbledhja të zhvillohet ditën e martë me datë 26 maj në orën 11:00, pasi ditën e hënë është pushim zyrtar për Festën e Bajramit.

Oerd Bylykbashi i Partisë Demokratike dhe Petrit Vasili i Lëvizjes Socialiste për Integrim u kanë dërguar një letër përfaqësuesve parlamentarë në ketë grup Damian Gjiknuri dhe Rudina Hajdari, si dhe kanë vënë në dijeni për këtë qendrim partnerët ndërkombëtarë të përfshirë në proces, BE, SHBA, OSBE dhe KiE.

“Reforma aktuale ka filluar me kërkesë të Opozitës në 2017 dhe falë veprimeve të njëanshme për minimin e saj nga shumica qeverisëse, ka qene e pamùndur përmbyllja e saj. “- thuhet në letrën e opozitës, ku përmendet se për shkak të shkeljes së standardeve nga ana e mazhorancës për 3 procese zgjedhore me radhë, reforma zgjedhore është rikthyer si një nga 15 kushtet për hapjen e negociatave me BE.

Duke vënë në dukje përgjegjësinë edhe përpjekjet e qeverisë për të dè.shtuar procesin, përfaqësuesit e opozitës theksojnë në letër vullnetin e saj për zgjedhje të lira e të ndershme.

“Rifillimi i procesit më 11 maj është gôditur vazhdimisht nga deklarata dhe veprime që kanë shkaktuar krizë politike e që, qartazi, kanë patur si qëllim shká.tërrimin e këtij procesi jetik politik. Por, pavarësisht këtyre veprimeve të qëllimshme, Opozita e Bashkuar nuk do të heqë dorë nga objektivi i saj për të përmbushur pa vonesë obligimin e saj para shqiptarëve për zgjedhje demokratike.”- shkruajnë Oerd Bylykbashi dhe Petrit Vasili.

Nga letra opozitës bie në sy se pavarësisht shumë takimeve mes palëve dhe shumë propozimeve, konsensusi është ende larg. “Deklarimet tuaja se është gjetur kompromisi për një sërë çështjesh janë të pavërteta dhe synojnë vetëm fshèhjen e të vërtetës që deri më sot nuk ka kompromis për çështjet themelore, për të cilat Opozita e Bashkuar ka paraqitur propozime konkrete”, thuhet në letrën e përfaësuesve të opozitës, duke kërkuar takimin e grupit politik të hënën më 25 maj.

Fjalët Kyce

Po firmoset një peticion për ringritjen e Teatrit Kombëtare ashtu siç ishte më parë. Ju si mendoni:

Për t'ju bashkuar grupit të Faxweb.al në Facebook, klikoni Join Group
loading...

Artikuj të Ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *