Referuar gafës së Presidentit të KE-së, Juncker në fundin e konferencës së përbashkët me kryeministrin Rama këtë të martë në Bruksel, ka reaguar edhe gazetari Ylli Dylgjeri.
Dylgjeri, Duke bërë humor me ‘incidentin’ e shkaktuar nga gjendja e dehur në të cilën ndodhej zyrtari i lartë i KE-së, përmes një ironie therëse Dylgjeri në një postim në rrjetet sociale shprehet se: “Pas Qershorit vjen… Prilli, na sill edhe dy gin!”.
Postimi i Plotë:
Pas Qershorit vjen… Prilli, na sill edhe dy gin!
Dialog:
Juncker: Do të mbahen zgjedhjet në Shqipëri,
në fund të muajit…prill?
Rama: Qershor
Juncker: Po, domethënë, janë në muajin e fundit
pas muajit të fundit.
Rama: Po, viti ka 12 muaj.
Juncker: Ah po qershor, këto zgjedhje duhet të mbahen, dhe shqiptarët duhet të votojnë.
Dakort, na sill dhe dy gin…