01:20 | 22/03/2023
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Shëndeti
  • Sport
  • ShowBiz
  • Kontakt
  • Faqja Kryesore
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Shëndeti
  • Sport
  • ShowBiz
  • Kontakt
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Bota

Takimi në Tiranë që i prishi punë McCainit, kërcënimi: SHBA do e paguajë

14:15 | 19/04/2017
në Bota, Te Fundit, Te Gjitha
0
Takimi në Tiranë që i prishi punë McCainit, kërcënimi: SHBA do e paguajë

Vizita në Tiranë e John McCainit dhe vizita që i bëri muxhahedinëve në Shqipëri nuk ka kaluar pa pasoja. Në një shfaqje të organizuar në Tiranë nga grupi më i madh opozitar iranian ka sjellë reagimin e Teheranit, që thotë se Shtetet e Bashkuara duhet të paguajnë për “gabimet e tyre”.

McCain, kryetar i Komisionit të Shërbimeve të Armatosura në Senatin amerikan tha gjatë takimit në Shqipëri me pjesëtarët e grupit Mujahedin-e-Khalq se, Irani një ditë do të jetë i lirë.

Sipas zëdhënësit të Ministrisë së Jashtme të Republikës Islamike, Bahram Qassemi, gjesti i senatorit tregon se Shtetet e Bashkuara nuk kanë nxjerrë mësime nga eksperiencat e së shkuarës.

“Ky ishte një gabim, për të cilin administrata amerikane duhet të paguajë, ashtu siç ka ndodhur me gabimet e tjera”, citohet të ketë thënë ai.

Kjo ishte deklarata e ish-kandidatit presidencial amerikan, që ka ngjallur zemërimin e regjimit të ajatollahëve.

“Po shohim një qeveri iraniane që është duke tentuar ta shtrijë ndikimin e saj dhe ‘tiraninë’ në të gjithë Lindjen e Mesme. Po të mos ishte për ndërhyrjen e Teheranit dhe aleatëve të tij rajonalë në luftën civile të Sirisë, regjimi i Bashar al-Assadit nuk do të ishte ende në këmbë”, tha McCain. “Irani, një ditë do të jetë i lirë. Një ditë, të gjithë ne do të mblidhemi në atë shesh”, tha më tej McCain.

McCain ofroi ngushëllimet e veta dhe mbështetjen për njerëzit që kanë vuajtur persekutimin e shtetit iranian, ndërsa luftonin për liri. Ai është shfaqur me kohë si një prej mbështetësve më të fuqishëm të zhvendosjes së ndjekësve të “Mujaheddin-e Khalq”.

Organizata thotë se gjatë qëndrimit në kampin e Ashrafit dhe atë Liberty në Irak, janë vrarë të paktën 140 pjesëtarë të saj dhe Shqipëria ishte një rrugë shpëtimi për grupin, gati 3.000 anëtarë të të cilit janë sistemuar tashmë në vendin tonë. (E.K/SHUPLAKA)

Etiketa: iraniJohn McCaintakimi ne tirane
Pas

Përqafoni sa më shumë, përfitimet janë të çmueshme për shëndetin tuaj

Para

Dëshironi flokë të gjatë? Këto janë metodat që nuk iu lënë në baltë

Para
Dëshironi flokë të gjatë? Këto janë metodat që nuk iu lënë në baltë

Dëshironi flokë të gjatë? Këto janë metodat që nuk iu lënë në baltë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *









Të Fundit

“Këtu nuk ka shtet, por pushtet”, raporti i DASH, Soko: Mediat janë pengje të interesave ekonomikë, është fakt i mbarënjohur

Nga erdhi uji i Tokës? Shkencëtarët në një universitet në SHBA, sjellin një studim të ri

I kërkuar për vrasje nga SPAK, dënohet në Holandë shqiptari i kapur me armë duke kaluar kufirin (EMRI)

Komisioni i Ekonomisë nuk ndryshon projektligjin “Për tatimin mbi të ardhurat”, pas 3 javësh do miratohet në Parlament

Divjakë/ 47-vjeçari spanjoll humb jetën, dyshohet për vetëvrasje me thikë, shoku tij i dhomës thotë që…

Shefi i NATO-s: I takon Ukrainës të vendosë se cilat janë kushtet e pranueshme për secilën zgjidhje paqësore

Njoftim i zyrës së shtypit të OKB-së, reagon Rama: Jepni sqarime të përpikta

Bisedimet Kosovë-Serbi, Kurti: Vuçiç refuzoi ofertën time për vetëmenaxhimin e serbëve

“Mësova se sa e painformuar është Qeveria Britanike rreth Shqipërisë”, ish-ambasadori shqiptar refuzon ftesën e lordit ku i ftuar do jetë Rama

Pas “GoFundMe”, motra e konkurrentit të Big Brother merr në dorë instagramin e tij

© Copyright 2023, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Shëndeti
  • Sport
  • ShowBiz
  • Kontakt

© Copyright 2023, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.