Shkarkoni aplikacionin e Fax Web

 


AktualitetShowBizTe FunditTe Gjitha

Takimi i parë me Vaçe Zelën, Aurela Gaçe kujton emocionet e forta që përjetoi

Ditën e sotme, këngëtarja Aurela Gaçe ka hapur arkivën e saj me fotot e vjetra, ku ka zbuluar një foto me ikonën e skenës shqiptare Vaçe Zelën.

Aurela tregon se si ka qenë takimi i saj me këngëtaren e madhe shqiptare, të cilin e ruan si një kujtim të shtrenjë në memorie.

“Nje kujtim i shtrenjte. U hutova aq shume kur e takova . Emocionet ishin aq te forta sa nuk haja dot asnje cope nga keku qe me afroi ….Vaçe Zela , degjoj zerin e saj dhe them “sa me fat jemi qe e kishim nje ze-shpirt-art-magji- si I saji” .”, shkruan Aurela.

Më tej, Aurela Gaçe shkruan se zëri i Vaçe Zelës e bën atë të pavdekshme dhe ndihet e lumtur që është artiste shqiptare.

“Mund te ishte artiste e nje kombi tjeter , por ja qe eshte e jona❤ . Histori . Krenari. Sigurisht nuk ishte thjeshte zeri i saj qe e beri te pavdekshme. Nje ze i veshur me shpirt, me zgjuarsi, me ndjenje, me vizion te qarte ne ate qe thoshte e kendonte …fuqia e magjia qe kishte per te te rrenqethur, ishte dhe eshte e njejte . . .faleminderit @ardishoë_sëitzerland per kete foto”,e përmbyll Aurela historinë e saj për foton. (D.D/Shuplaka)

Fjalët Kyce

Mendoni se duhet të hapen listat e partive dhe të ndalohen koalicionet parazgjedhore?

Për t'ju bashkuar grupit të Faxweb.al në Facebook, klikoni Join Group
loading...

Artikuj të Ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Mund të Lexoni

Close