Zhvillimet në gjithë rajonin e Ballkanit perëndimor janë diskutuar në një takim të fundit midis Ministrit të Jashtëm të Serbisë, Nikola Selaković; Ministrit të Jashtëm të Qipros, Nikos Christodoulides, dhe Ministrit të Jashtëm të Greqisë, Niko Dendias.
Në një postim në Twitter, Dendias ka bërë të ditur se bashkë me homologun qipriot, kanë shkuar në Serbi për të takuar homologun e tyre serb, Nikola Selaković.
Gjithashtu, në postim, Dendias ka shkruar se takimi ka zgjatur disa orë dhe kanë folur për të gjitha zhvillimet e fundit në rajon, përfshirë këtu edhe situatën midis Serbisë dhe Kosovës.
Analizuam zhvillimet në gjithë rajonin dhe unë shënova vërejtjet tuaja, me shumë interes për Kosovën. Më vjen keq që bisedimet me qeverinë e re nuk kanë filluar. Ne jemi në dispozicionin tuaj për të ndihmuar, në çdo mënyrë që të mundemi, për të zgjidhur këtë çështje jashtëzakonisht të vështirë,duke njohur plotësisht sensivitetin serb”, ka njoftuar Dendias në rrjetet sociale.
Pasi mbaruan diskutimin e çështjeve të përmendura më sipër, të tre ministrat në fund të takimit të tyre kanë rënë dakord që të takohen në Selanik pas 6 muajsh, për të diskutuar të ardhmen evropiane të Serbisë.