Shkarkoni aplikacionin e Fax Web

 


PolitikëTe FunditTe Gjitha

Tahiri për kallëzimin e policisë ndaj Bashës: Personalisht nuk do doja ta kisha komshi e jo më kryetar opozite!

Ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri, ka komentuar padinë e policisë për kryetarin e PD, Lulzim Basha, pas kërcënimeve të këtij të fundit për dhunë.
 
Tahiri ironizoi deklaratat e kreut të PD, duke theksuar se Bashën s’do pranonte ta kishte as komshi.

“Nuk kam asnjë koment, institucionet bëjnë detyrën. Nuk i kuptoj deklaratat agresive, arrogante, apo qëndrimin fodull të këtij njeriu, që personalisht s’do pranoja, me këto karakteristika, ta kisha komshi dhe jo më kryetar opozite”, u shpreh Tahiri. 

Këto komente ministri i Brendshëm i bëri pasi firmosi peticionin për zbatimin e Vettingut.

Tahiri tha se Reformën në Drejtësi e duan 98% e shqiptarëve, ndërsa kundërshtarët e saj janë pakicë. 

”Hajde të bëhemi bashkë, të firmosim për reformën në drejtësi dhe për vettingun në mënyrë që Shqipëria nesër të jetë më e drejtë. Ky proces ndan dy botë, të shkuarën që do ta mbajë drejtësinë peng dhe ata që duan një Shqipëri më të mirë dhe më të drejtë. Kjo është një betejë që do ta fitojmë padiskutim ata që duan një Shqipëri më të drejtë, ata që duan një drejtësi që funksionon sipas ligjit. Të përjashtojmë gjyqtarët dhe prokurorët e korruptuar është cështje e qytetarëve që duan një Shqipëri më të drejtë”, – tha Tahiri. (E.K/SHUPLAKA)

Fjalët Kyce
Për t'ju bashkuar grupit të Faxweb.al në Facebook, klikoni Join Group
loading...

Artikuj të Ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *