Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Tiranë, Donald Lu, ka bërë një prononcim lidhur me seancën e Apelit me ish-ministrin e Brendshëm Saimir Tahiri, i cili ka kërkuar heqjen e masës “arrest shtëpie”.
Lu ka thënë për mediat se ka dëgjuar për presione serioze lidhur me këtë çështje, por gjykata duhet të bazohet tek ligji e jo te kërcënimet e paratë.
Në prononcimin e tij, ambasadori Lu është shprehur se ka dëgjuar për presione serioze lidhur me këtë punë, por gjykata duhet të bazohet tek ligji e jo te kërcënimet e paratë.
“Kemi dëgjuar disa raportime nga burime të pavarura për presione serioze në këtë çështje, përfshirë edhe rryshfete që u janë ofruar gjykatësve. Ne i bëjmë thirrje shoqërisë civile dhe medias që ta vëzhgojnë këtë çështje me vëmendje, në mënyrë që vendimi të bazohet mbi provat dhe ligjin dhe jo mbi presione, kërcënime apo para. Askush nuk është mbi ligjin”- ka thënë Donald Lu. (B.H/Faxweb)