Shkarkoni aplikacionin e Fax Web

 


AktualitetFlashPolitikëTe FunditTe Gjitha

”Ta themi troç oficerët gjyqësorë janë sekserë”, Xhafaj deklaratë të fortë. Braho: Me dy këmbë të hapura…

Që prej dorëheqjes nga posti i Ministrit të Brendshëm, Fatmir Xhafaj jo pak herë ka dalë kundër mazhorancës socialiste, veçanërisht sa i takojë çështjeve që kanë të bëjnë me Vetingun apo me Reformën në Drejtësi.

Edhe sot në Komisionin e Ligjeve ai ka bërë një deklaratë të fortë, teksa ka thënë se Oficerët Gjyqësorë janë sekserë të prokurorëve.

“Ta themi troç, oficerët e policisë gjyqësore në sanksionet pranë prokurorive, në shumicën e rasteve, shërbejnë si sekserë të prokurorëve. Nga mënyra se si është organizuar, kanë shërbyer për të zgjidhur çështje të raportit mes prokurorëve dhe klientëve, më shumë sesa për hetime profesionale”, tha Fatmir Xhafaj.

Po duket se këtë herë shqetësimi i Xhafajt ka gjetur përkrahje dhe nga deputetë të tjerë si Alket Hyseni apo Spartak Braho.

“Ky shqetësim nuk është pa baza dhe kolegët e kanë ngritur në grupin e punës. Me tagrat që kanë ka prokurori sot dhe me pavarësinë që ka, nëse e keqpërdor nuk ka ligj që do ta kornizojë veprimtarinë e tij”, u shpreh deputeti i PS, Alket Hyseni.

Spartak Braho mendon se kompetenca që u lihen OPGJ-ve nuk kanë të qarta nëse janë në varësi të policisë apo të prokurorisë.

“Ne vazhdojmë akoma t’i mbajmë të dy këmbët hapur dhe nuk përcaktoni realisht lidhur me funksionet konkrete dhe varësinë konkrete të funksioneve të oficerëve të policisë gjyqësore”, tha Braho.

(E.K/FAXWEB.AL)

Fjalët Kyce
Për t'ju bashkuar grupit të Faxweb.al në Facebook, klikoni Join Group
loading...

Artikuj të Ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *