Shkarkoni aplikacionin e Fax Web

 


AktualitetFlashKryesorePolitikëTe FunditTe Gjitha

“Ta bëjë betimin tek Lana, t’u vijë turp”, ish-deputeti përplaset me avokatin për presidentin: E ka zgjedhur parlamenti, do ta shkarkojë

“A do ta shpërndaje Parlamentin presidenti?”, kjo është tema e debatit mbrëmjen e sotme në emisionin ‘Aktualitet’ në Fax News, ku solli edhe një përplasje ndërmjet ish-deputetit të LSI-së Endrit Braimllari dhe avokatit Idajet Beqiri.

Përplasja mes tyre ka qenë në lidhje me komptencat e presidentit për betimin e gjyqtarëve të Gjykatës Kushtetuese.

Avokati Idajet Beqiri ndër të tjera argumenton se presidenti është i zgjedhur nga parlamenti dhe parlamenti ka komptenca ta shkarkojë, ndërkohë që betimi i anëtarëve të Gjykatës Kushtetuese sipas tij mund të bëhet në një institucion tjetër.

Beqiri: Jo nuk është hequr u votua ligji, që po nuk e ushtroi presidenti këtë komptencë brenda 10 ditësh, do të bëjmë në një institucion tjetër. Jam zgjedhur unë, unë do ta bëj detyrën!

Braimllari: Ju jeni dhe jurist. Atyre kolegëve tuaj tu vijë turp për argumentin që dhatë. Ti mbron Edi Ramën, ti ke konflikt interesi. Ti do të shkelësh Kushtetutën.

Beqiri: Nuk të prek njeri kompetencën. Ne do të bëjmë çfarë thotë Venecia!

Braimllari: Këto ne një ligj të thjeshtë kanë goditur një nen të kushtetuës. Do ta bëjë tek Lana!

Beqiri: Presidenti i Republikës është kryetar i shtetit dhe përfaqëson unitetin e popullit. Në një moment të caktuar bashkohesh me popullin opozitar, ti e ke shkelur rëndë kushtetutën, pasi nuk e ke këtë të drejtë dhe parlamenti do të shkarkojë

Braimllari: Presidenti ka të drejtën e tij kushtetuese që të dalë dhe të takojë popullin, pasi sovraniteti i përket popullit.

Beqiri: Nuk e kuptoni kushtetuën!

Braimllari: Pse të ka ulur kaq poshtë Edi Rama është turp dhe për njohuritë që ti ke dhe është shumë e gabuar!

Beqiri: Është vullneti i këtyre deputetutevë që është zgjedhur presidenti. Edhe e zgjedh edhe e shkarkon presidentin e Republikës.

Fjalët Kyce

Mendoni se duhet të hapen listat e partive dhe të ndalohen koalicionet parazgjedhore?

Për t'ju bashkuar grupit të Faxweb.al në Facebook, klikoni Join Group
loading...

Artikuj të Ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *