Ngolo Kante është konsideruar si një ndër mesfushorët më të mirë në botë. Këtë gjë e ka treguar gjithmonë dhe më së shumti të dilën kur mundësit për të ngritur ‘Kupën e Botës’ nuk mungojnë.
Shoku i tij Hazard, i cili luan tek Chelsea është shprehur se kur Kante është në formë është thuajse e pamundur që kundërshtarët të fitojnë.
Por sigurisht mesfushori i kombëtares franceze ka pasur një rrugë të gjatë dhe të vështirë për të arritur deri këtu ku e shikojmë sot.
Sipas ‘Globeesporte’, në vitin 1998 kur Franca fitonte Botërorin e parë në histori Kante ishte i detyruar të mblidhte plehrat në rrugët e Parisit.
Në kohën kur legjenda Zinedine Zidane kurorëzohej kampion bote, Kante nuk ndiqte futboll, por shkonte me babanë për të punuar. Në moshë të mitur mesfushori i famshëm mblidhte plehra në rrugë për t’i dërguar më pas në mjetin e riciklimit.
Sot Kante dhe këtë të diel pritet të dhurojë shumë për Botërorin e këtij viti.
(E.V/Faxweb.al)